Standardi i jetesës në RMV “përtokë”

    Shpresa e ka humbur rrugën dhe durimin në vend viteve të fundit, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme që si pasojë e mosinteresimit nga shteti po vendosin të largohen. Por çfarë kërkojnë të rinjtë në vend, çfarë shërbimesh nevojiten për shëndetin e tyre mendor, cilat janë mangësitë në sistemin arsimor….? Studenti dhe aktivisti Suat Usejni deklaroi për gazetën Koha se aktualiteti politik po shuan shpresat për të ndërtuar të ardhmen në vend.

    “Me patjetër duhet fokusuar veçanërisht në ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollat profesionale. Kjo do të thotë se të rinjtë me dijen e fituar duhet të jenë konkurrues në tregun e punës por në këtë treg pune duhet të sigurojnë të ardhura për një jetë dinjitoze. Nga ana tjetër ambienti aktual politik, bën që ata të jenë të dëshpëruar për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Tani kjo krizë edhe më shumë i ngufat shpresat për të ndërtuar të ardhmen këtu sepse për vite me radhë ata përballen me të njëjtat probleme”, shprehet ai.

    Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRKM) së fundi prezantoi kryetarin Filip Ivkovski, i cili vjen nga organizata rinore “Të rinjtë munden”. Pas zgjedhjes si kryetar, ai tha se është e rëndësishme që të rinjtë në të ardhmen të njohin dhe ta konsiderojnë KRKM-në si partnerin kryesor në përfaqësimin e interesave të tyre.

    “Këshilli ka punuar në mënyrë aktive në rolin e tij përfaqësues për dhjetë vjet që nga themelimi i tij. Si rrjet kemi arritur të përfaqësojmë interesat e anëtarëve tanë, pra edhe të rinisë, në shumë procese, nga të cilat në periudhën e fundit do të veçonim krijimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin Mendor tek të rinjtë, pjesëmarrjen në proceset e krijimit të Strategjisë Kombëtare për Rininë, Ligjin për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore si mekanizma më të mëdhenj sistematikë për përmirësimin e pozitës dhe gjendjes së të rinjve në vendin tonë”, tha Ivkovski.

    Ai shtoi se ndër interesat bazike te të rinjtë sot janë edhe masat adekuate për arsimim, punësim, pavarësi financiare, strehim, qasje në shërbime të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, por që interesimi i institucioneve është vërtet i vogël.

    Ndërkaq, sipas analizës së platformës kombëtare të organizatave rinore, për interesimin dhe përfshirjen e të rinjve më së shumti kujdesen organizatat dhe thuajse aspak shteti. Në vend organizatat aktive që kemi kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shoqata që punojnë me grupet e margjinalizuara, përfaqësimi i të rinjve, çështjet gjinore dhe çështjet lidhur me shëndetin.

    Sipas analizës së “SEGA”, përqindja më e madhe e organizatave janë të vendosura në Shkup me 47.5 për qind, ndërsa gjithsej janë 98.4 për qind. Ndryshe, për sa përket fushave kryesore të veprimtarisë së organizatës, mund të vërejmë se për 52.5 për qind të organizatave fokusi kryesor e kanë te të drejtat e të rinjve apo të drejtat e njeriut, për 50.8 për qind të organizatave fokusi kryesor është te pjesëmarrja e të rinjve në jetën publike, për 44.3 për qind është arsimi dhe për 36.1 për qind është punësimi dhe përfshirja sociale e grupeve të pambrojtura.

    Lajmi Paraprak

    Opozita: Qeveria po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Lajmi i rradhës

    Pak kuadro që njohin gjuhë të huaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë