Paraburgim dhe masa kujdesi për 17 policët që lejuan arratisjen e të dënuarit për vrasje

    Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar për 17 policët e burgut të arrestuar dje. Zyrtarët policorë, morën paraburgim dhe masa kujdesi.

    Gjashtë policët që kanë lejuar ikjen e një të dënuarit për vrasje, morën paraburgim prej një muaji, e 11 të tjerët që kanë lejuar që i burgosuri të shëtitet lirshëm për një javë, morën masa kujdesi. Gjykata ua mori pasaportat, ua ndaloi të dalin nga shtëpia, ndërsa obligohen edhe të paraqiten përkohësisht te organi kompetent.

    “Prokurori publik solli urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër gjashtë personave, prej të cilëve për pesë ekzistojnë dyshime të bazuara se gjatë muajit tetor 2023, kanë kryer vepër penale “mundësim për arratisje të personit të arrestuar”, sipas nenit 372, paragrafi 2 nga Kodi Penal, derisa një person dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thonë nga Prokuroria.

    Bëhet fjalë për arratisje të një të burgosuri derisa i njëjti ka qenë në kontrolle mjekësore. Në shoqërim të dy policëve, është nisur drejt një hapësire për të ndezur cigare. Pas gjysëm ore, policët janë larguar dhe kanë lejuar që i ai të arratiset. Më pastaj, policët as që e kanë paraqitur arratisjen e tij e këtë nuk e kanë bërë as kolegët e ndrimit të dytë. Policët më vonë janë gjetur në një hapësirë të zbrazur në spital nga pjesëtarët e policisë intervenuese.

    Por kush është personi i arratisur për shkak të të cilit u arrestuan 17 policë? Bëhet fjalë për Zulqifli Nuredinin, apo i njohur me nofkën Repki i Vogël. Ai disa vite është fshehur nga drejtësia dhe zhvaste biznesmenë nga rajoni i Shkupit, Tetovës e Kumanovës.

    Pas shpalljes së fletarrestit qendror, Repki u arrestua në tetor të vitit 2021 në Lavçan të Velesit. Paraprakisht kishte pasur plane për arratisje në Gjermani. Në maj të vitit 2022, Repki mori dënim me burg prej 8 vite e gjysmë.

    Përndryshe për 6 policët që morën paraburgim, sipas veprës penale që kanë kryer, parashihet dënim me burg prej një deri në dhjetë vite ndërsa për 11 të tjerët, dënim me burg prej tre muaj deri në pesë vite.

    Lajmi Paraprak

    “Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës – Shaqiri i dyti

    Lajmi i rradhës

    Osmani: “Ballkani i Hapur” është iniciativë e Shqipërisë, qëllimi ishte t’i hapet rrugë njohjes Kosovë – Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë