“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës – Shaqiri i dyti

    Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një renditje befasuese në të.

    Listën e përbëjnë lojtarë të dalluar, ndër ta edhe dy futbollistë me prejardhje shqiptare.

    Xherdan Shaqiri, lojtar i shquar me një karrierë të pasur ndërkombëtare, renditet si lojtari i dytë më i mirë zviceran në këtë listë të lartë, ndërsa ajo që është më shokuese se Granit Xhaka, një tjetër yll me origjinë shqiptare që ka lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare të futbollit, është pozicionuar në vendin e katërt. E vendosur në majën e listës si futbollisti më i mirë zviceran është legjenda Stephane Chapuisat.

    “Blick” përmblodhi arritjet e çdo lojtari dhe shtroi pyetjen nëse Xhaka e meriton të renditet më lart pas suksesit të tij të fundit në Bundesligë si kapiten që udhëhoqi klubin e tij, Bayer Leverkusenin, drejt titullit kampion dhe pa asnjë humbje deri më tani në këtë edicion, kur kanë kaluar 29 javë.

    Xhaka u shpall kampion bote në vitin 2009 me ekipin U17 dhe nënkampion i Evropës me U21 në vitin 2011, shtoi dy Kupa FA në koleksionin e tij me Arsenalin, si dhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Zvicrës me Basel. Ai është gjithashtu rekordmen në ndeshjet e luajtura për Zvicrën me 123 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

    Nga ana tjetër, Shaqiri mbërriti në krye të futbollit evropian duke fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të mëdha, Bayern Munich dhe Liverpool, dhe duke i shtuar në koleksionin e tij tituj kampioni dhe trofe të tjera të rëndësishme. Lojtari ka një histori impresive në Kupat e Botës dhe Kampionatet Evropiane, duke shënuar në çdo turne të madh që nga viti 2014.

    Tani duke luajtur për Chicago Fire në MLS, Shaqiri ka bërë 121 paraqitje për kombëtaren zvicerane dhe ka regjistruar 30 gola. Sa i përket Chapuisat, i cili është 54-vjeçar aktualisht, ai arriti kulmin e karrierës së tij si një nga lojtarët kryesorë të Borussia Dortmund, si dhe ka luajtur për skuadra të tjera prestigjioze zvicerane. Ai ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje për Zvicrën dhe ka fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Ligën e Kampionëve. 

    Lajmi Paraprak

    Osmani premton veting, Taravari thotë se BDI-ja asnjëherë nuk do ta realizojë atë

    Lajmi i rradhës

    Paraburgim dhe masa kujdesi për 17 policët që lejuan arratisjen e të dënuarit për vrasje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë