Partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Foto: Nistori

    Sulmet hibride për të cilat pretendon pushtetit se janë organizuar nga struktura të caktuar për të rrënuar strategjinë shtetërore në raport me kontestin bullgar, sipas opozitës maqedonase janë amulli e shpikur nga Qeveria për të mbuluar dëshmimin mbi datën për negociata me BE-në.

    VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga turpi në të cilin Qeveria e ka futur shtetin dhe qytetarët.

    “Për gjithë këtë debakël diplomatik për negociatat me BE-në patjetër të ketë përgjegjësi për Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin. Përgjegjësi dhe dorëheqje për dëmin afatgjatë në procesin negociues. Për këtë arsye zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

    Zgjedhje të parakohshme kërkon edhe opozita shqiptare. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ditë më parë deklaroi se zgjedhjet janë formula më e suksesshme për dalje nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike.

    Ndërkohë, kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se parimi kryesor i kësaj shumice ishte data për negociata. Nëse nuk ka datë duhet të ketë zgjedhje.

    “Neve kemi thënë se kjo Qeveri qëndron mbi bazën e ofertës që e ka bërë për integrim të vendit në BE ose hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk ndodh edhe këtë muaj ne vlerësojmë se është një argument shtesë se duhet shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

    Pushteti është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-ja akuzon opozitën maqedonase se po rrezikon interesat shtetërore.

    “Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja frikuan opinionin me tendencë se gjoja u shit gjuha maqedonase, identiteti maqedonas dhe historia. Gënjyen për asimilim dhe bullgarizim të shtetit. Ky është turp, papërgjegjësi dhe qasje kundërshtetërore e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”, tha Darko Kaevski, Zëdhënës i LSDM-së.

    BDI vlerëson se kjo shumicë parlamentare nuk ka alternativë e cila më mirë do të menaxhonte me procesin integrues dhe proceset e brendshme politike.

    “Konsiderojmë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Nuk ka alternativë e cila mund të ofron zgjidhje për të gjitha çështjet, qoftë me Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet ndëretnike, etj”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

    Partitë e vogla brenda shumicës parlamentare kanosen me dalje nga Qeveria nëse kjo e fundit pranon si të tillë propozimin francez. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Bota drejt një “ekonomie të luftës”?

    Lajmi i rradhës

    Sofja është e gatshme për nënshkrimin e protokollit me marrëveshjen për fqinjësi të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë