Pendarovski: po krijohet përshtypja se BE-ja na mashtron

    Kam frikë se në të gjithë rajonin dhe në vendin tonë po krijohet një perceptim se Bashkimi Evropian po na mashtron. Si t’u sqarohet qytetarëve të vendit se anëtarësimi në BE vlerësohet sipas të ashtuquajturës sistemi i meritave, respektivisht përparoni nëse i plotësoni kriteret, kur kjo nuk ndodh, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5, i pyetur për integrimet evropiane të Maqedonisë dhe Samitin e fundit të BE-së, në të cilin është marrë vendimi për ndarjen e statusit kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë.

    “Thonë ata që meritojnë progres, por shihet se nuk po përparojnë. Ne ndryshuam emrin e shtetit, liderët kryesorë evropianë në 2018 përmes video-mesazheve thanë – edhe këtë dhe filloni negociatat. Ndërkohë, ishin edhe tre-katër kushte që nuk kishin të bënin me Bullgarinë, metodologjia e re e propozuar nga Franca, ne kemi pritur tetë muaj që Bundestagu gjerman ta shohë dhe të thotë “po”,… theksoi Pendarovski.

    Lidhur me karrigen e zbrazët të kryeministrit hungarez Viktor Orban kur u vendos për Ukrainën dhe pse nuk mund të bëhej me presidentin bullgar Rumen Radev kur u vendos për ne, kreu i shtetit tha se liderët evropianë nuk donin ta bënin këtë.

    Për kërkesat bullgare, refuzimin e opozitës për të pranuar amendamentet kushtetuese dhe pohimet se është e mundur një kornizë e re negociuese me BE-në dhe garanci nga Sofja se nuk do të ketë bllokada të reja, Pendarovski thotë se deklaratat e tilla bëhen për arsye politike. Sipas tij, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kushti i vetëm për vazhdimin e negociatave me BE-në.

    “Nga të gjitha propozimet e tmerrshme të Bullgarisë kundër identitetit maqedonas, mbeti vetëm futja e bullgarëve në Kushtetutë. Ata që pretendojnë se do të ketë një kronizë të re negociuese apo garanci se nuk do të ketë bllokada të reja, e thonë për arsye politike. Kërkesat e Bullgarisë ishin anakronike dhe jashtë realitetit. Sofja nuk hoqi dorë nga ajo narrativë, por i shpenzoi kreditet e saj dhe u thanë nga Brukseli – harroni kërkesat e tjera, vetëm bullgarët në Kushtetutë. Ne do të bëhemi anëtare e BE-së, atëherë kur fuqitë e mëdha do ta miratojnë atë. Por kur të bëhemi anëtarë, sigurisht që nuk do ta marrim narrativën historike bullgare si histori. Nuk është parakusht”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Shteti merr nën kontroll bastet online  

    Lajmi i rradhës

    Administrata që udhëheq Azir Aliu “çerdhe” e punësimeve partiake?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë