Administrata që udhëheq Azir Aliu “çerdhe” e punësimeve partiake?

    Pse bëhen punësime 4 muaj para zgjedhjeve?

    Në emisionin Klan Debat, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu foli për shpallejt e shumta për punësime në institucionet shtetërore në këtë periudhë të vitit. Sa efektive dhe me çfarë qëllimi po bëhen punësimet në administratën shtetërore tani kur më dihet se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, përcjell Nistori.

    “Janë procese që nuk varen nga ministria jonë, kështu që nuk kemi kompetenca as t’i analizojmë e as të kërkojmë përgjegjësi”, tha mes tjerash Aliu.

    Aliu: Ministritë kanë nevojë për punësime të reja

    Shumë ministri, sipas ministrit Azir Aliu, nuk kanë staf të mjaftueshëm dhe kanë nevojë për punësime të reja. Sipas tij, nëse i analizojmë të gjitha institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale, numri i administratorëve duket të jetë i madh dhe për këtë do të bëhen përpjekje për optimizim të vendeve të punës.

    “Në total po ta shohim numrin mbi 120 mijë për një shtet siç është Maqedonia e Veriut është numër i madh… Por në nivel të ministrive ka nevojë, disa ministri kanë nevojë për të punësuar të rinj”, tha Aliu, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

    Administrata “çerdhe” e punësimeve partiake?

    Megjithëse i vetëdijshëm për mënyrën e punësimit në administratën shtetërore përmes partive politike, ministri Aliu theksoi se nuk mund ta vërtetojë këtë gjë me dokument. Prandaj, sipas tij, reformat dhe ndryshimet e reja në këtë drejtim, do të shmangin punësimet partiake, duke i dhënë mundësi të barabarta për punlsim çdo qytetari.

    “Unë nuk kam ndonjë dokument, ndonjë raport që më lidh, më indekson të punësuarit në Administratën Publike me partitë politike. Edhe unë jam qytetar i këtij shteti, ne çdo ditë pimë kafe dhe i dëgjojmë këto muhabete”, potencoi Aliu.

    Maqedonas që punësohen si shqiptarë?

    Keqpërdorimi i “balancuesit” gjatë punësimeve në administratë, ka qenë temë diskutimi për gjatë kohë në vend, pasi me vetëm një deklaratë noteriale, qytetarët mund të deklarohen se i plrkasin një përkatësie etnike tjetër, vetëm për të zënë vendin e punës. Shumë maqedonas janë punësuar duke u deklaruar si shqiptarë dhe kjo ka qenë objekt akuzash në mes partive politike në vend. Aliu deklaroi se me ligjin e ri, ky problem do të menjanohet.

    “Në Ligjin për Administratë kemi futur edhe mbylljen e dy fushave kryesore të rëndësishme për qytetarin. Fusha e parë është numri amë i qytetarit dhe fusha e dytë është nacionaliteti. Në momentin që qytetari dëshiron që t’i nënshtrohet provimit për administrator shtetëror, ai do të duhet të hap një profil në Agjencinë për Administratë. Në momentin që hapet ky profil në atë agjenci, në fushën e kërkimit të ID-së dhe nacionalitetit, duhet të jetë fushë e cila njëherë mbushet dhe asnjëherë nuk ndryshon… Pra juve nuk do të keni informatë se në çfarë institucioni, çfarë nacionaliteti kërkohet për një vend të lirë të caktuar të punës. Pra, në momentin që ju veçmë e keni kaluar provimin dhe e keni definuar nacionalitetin, ju me këtë certifikatë do të aplikoni atje ku jeni kompatibil. Pra, me këtë ne e kemi zgjidhur problemin e balanserit dhe keqpërdorimet që janë bërë”, deklaroi ministri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: po krijohet përshtypja se BE-ja na mashtron

    Lajmi i rradhës

    Autostrada Kërçovë-Ohër / Boçvarski: Kanë dalë probleme me rrëshqitjen e tokës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë