Pensionistët në Tetovë nuk heqin dorë nga protestat, kërkojnë rritje të pensioneve

    Pensionistët e Tetovës sot kanë protestuar për herë të tretë dhe kanë bllokuar për gjysmë ore qarkullimin në hyrje të qytetit në udhëkryqet në bulevardin “Marshall Tito” dhe “Vidoe Smilevski-Bato”.

    Në protestë ata ripërsëritën kërkesat e tyre për rritjen e pensioneve minimale dhe rritje lineare të tyre.

    Nga Bordi iniciativës në Tetovë thonë se janë revoltuar nga, siç thonë ata, presioneve ndaj tyre se janë të motivuara politikisht. Letka Mishovska theksoi se nuk është kështu, por protestat po organizohen sepse pensionet e ulëta janë problem që pensionistët të ushqehen.

    “Kur hyjmë në dyqan, nuk na pyesin se cilës parti jemi. Ne nuk jemi të interesuar për ndonjë parti. Cilado parti që të jetë në pushtet duhet ta zgjidhë problemin me pensionistët. Në mesin e pensionistëve mund të ketë njerëz nga të gjitha partitë, nuk mund t’i pyes, kjo është e drejta e tyre. Por ka njerëz të të gjitha kombësive. Pensioni më i ulët është 10.000 denarë me punë të rregullt, gjë që është për të ardhur keq. Edhe im shoq ka punuar dhjetë vjet dhe nuk i është paguar vjetërsia dhe ka një pension prej 13 mijë denaërve”, tha Letka Mishovska nga bordi iniciativ i Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria përballë mekanizmit evropian të pezullimit të vizave

    Lajmi i rradhës

    Zaevi është akoma për “Ballkanin e Hapur”, e inkurajon Kosovën dhe Bosnjën për bashkëpunim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë