SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

    LUTFI DERVISHI

    Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në vend. Agresorët dihen. Dëmi i shkaktuar ende nuk është i qartë. Ende nuk dihet se çfarë do të vij më pas. Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe ASKUSH nuk ka përgjegjësi. Askush.

    Edhe për ngjarjen më të rëndë sjellja është si për çdo skandal të radhës. Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit.

    1. Minimizimi.

    Mund të kishte ndodhur më keq. Më e keqja nuk ka ndodhur. Reaguam në kohë. Sistemi që kemi ngritur u testua dhe rezistoi. Po të mos kishim marrë masat atëherë do të ishim vërtet keq. Agresorët nuk ja dolën, etj. etj

    2. Relativizimi

    Këto gjëra ndodhin kudo. U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne.
    Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë. U paralizua X, Y. etj

    3. Justifikimi

    Kemi investuar, por kërkohet më shumë. Jemi çertifikuar. Jemi vlerësuar. Armiku ka investuar më shumë. Aleatët i kemi patur në krah në çdo moment.

    4. Aleatët

    Jemi në konsultim të ngushtë me aleatët/partnerët. Na kanë shprehur mbështetjen dhe janë gati për të na ndihmuar. Partnerët janë në krahun tonë. (A thua se do të jenë në krahun e Iranit?).

    5. Zhvendosja vëmendjes

    Sajohet një skandal tjetër. Vihen në lëvizje institucionet e pavarura (mundësisht të drejtësisë) me veprime apo me deklarata. Mbajta e “një skandali” si AS nën mëngë për një ditë më të keqe.

    Kush është familjar me funksionimin e AKSHI-t e di shumë mirë që ka patur probleme të rënda me sigurinë. Por jo hetim, por as analizë për çfarë ka ndodhur duket nuk ka ndërmend të bëj askush.

    Fakti që edhe sot e kësaj dite, askush nuk kërkon ndjesë për “patronazhistët” (se hetim ta harrojmë) që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht. Dhe puna e patronazhistëve nuk është punë patriotike, por punë votash. Nuk ishte punë për Mëmëdheun, por për Nënën Parti.

    P. S. Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Për çfarë është në hetim ndërkombëtar Edi Rama?

    Lajmi i rradhës

    Banka Botërore thirrje qeverisë shqiptare: Mos prekni sektorët e arsimit dhe shëndetësisë

    Lajme tjera

    Provinca

    Monika Stafa Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake jetoi shkëlqimin e fuqisë së saj. Trupi i saj…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë