Portalet i kanë shkelur më së shumti standardet profesionale të gazetarisë gjatë pandemisë Covid-19

    Këshilli për etikë në mediume (KEMM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, sot organizuan ngjarje për vetërregullimin medial dhe për atë që soli pandemia. Konstatim kryesor ishte se më së shumti shkelje të standardeve të gazetarisë gjatë krizës me Covid-19 ka pasur nga ana e mediumeve online, ndërsa shkelje ka pasur edhe në rrjetet sociale. U potencua se vetërregullimi i mediumeve duhet të marrë mbështetje të fuqishme, përcjell Nistori.

    Gjithashtu u diskutua se vetërregullimi bazohet në vendosjen e sanksioneve morale në media, të cilët duhet të raportojnë në mënyrë profesionale.

    Përveç shkeljeve gjatë raportimit në kohëpandemie, COVID-19 ndryshoi edhe dinamikën e punës së medieve. Shumë nga debatet u zhvilluan përmes platformave online, në përpjekje për t’i respektuar masat e kërkuara të distancimit fizik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni Europian: Personat e vaksinuar të mos kenë asnjë kufizim në udhëtim

    Lajmi i rradhës

    Ligji për Shtetësi | VMRO-ja dhe “E Majta” kundërshtojnë, partitë tjera kërkojnë mbështetje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë