Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në RMV

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRE) sot mban seancë në të cilën duhet të llogariten normat e reja të ndryshuara të akcizës dhe TVSH-së dhe të merret vendim për uljen e çmimit të derivateve. Çmimet e reja, siç bëjnë të ditur KRE, do të vlejnë nga mesnata, përcjell Nistori.

    Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 7,82% në raport me vendimin e datës 10.03.2022.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 6,50
    denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 9,00 denarë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 3,785 denarë/kilogram dhe do të jetë 56,784 den/kg.

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të premten në mesnatë ka miratuar masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.

    Si do të jenë çmimet e derivateve të naftës prej datës 13.03.2022

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 86,50 (denarë/litër)
    Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 88,50 (denarë/litër)
    Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 88,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 83,50 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU – 56,784 (denarë/kilogram).

    Lajmi Paraprak

    Forcat ruse po rrisin përpjekjet për sulm drejt Kievit

    Lajmi i rradhës

    A ndihmon kafeina në rritjen e presionit të gjakut?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë