Prej sot pa maska dhe lejohen dasmat

    Sot hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave kundër Covid-19, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera.

    Por, orë policore do të ketë edhe dy javët e ardhshme. Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e djeshme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë e Qeverisë e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme.

    Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me mënyrat si ta përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të reumatizmës

    Lajmi i rradhës

    Zbardhet pasuria e gjyqtares së TikTokut, Enkeleda Kapedani – toka, prona dhe 28 mijë euro të dhëna borxh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë