Zbardhet pasuria e gjyqtares së TikTokut, Enkeleda Kapedani – toka, prona dhe 28 mijë euro të dhëna borxh

    Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka një pasuri vërtet të majme.

    Dosja.al ju sjell deklarimet që ka bërë vetë Kapedani në vitin 2017, ku përfshihen prona të patundshme, kredi, borxh i dhënë, toka, llogari bankare dhe pagesa.

    Konkretisht Kapedani kishte një kredi prej 1 milionë lekësh, kishte dhënë 28 mijë euro borxh, një shtëpi banimi dhe një tokë

    Të dhënat nga pasuria:
    – Para të gatshme nga shitje e një are në Golem, 1 400 000 lekë
    – Llogari rrjedhëse, 9,133 lekë
    – Llogari rrjedhëse, 73,726 lekë
    – Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 20,860 lekë, 579,692 lekë, 50,000 lekë, 391,231 lekë dhe 7,500 lekë
    – Kredi konsumatore, 1,000,000 lekë
    – Bashkëjetuesi, shtëpi banimi me sipërfaqe 300 m2 truall dhe 156 ndërtesë, në Tiranë, 1/6 pjesë
    – Tokë bujqësore, me sipërfaqe 26,580 m2, 1/6 pjesë
    – Gjendje e parave kesh nga shitja e makinës, 400,000 lekë
    – Dhënie hua, 28 mijë euro
    – Kontratë qiraje me afat njëvjeçar, 20,000 lekë në muaj

    Kryegjyqtarja Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektorati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social TikTok.

    Vetë ajo pretendon se nuk ka TikTok dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet, por sipas Kapedanit, gjithçka është bërë për t’i dëmtuar imazhin.

    Lajmi Paraprak

    Prej sot pa maska dhe lejohen dasmat

    Lajmi i rradhës

    Konsensus politik për legalizimin e objekteve pa leje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë