Valon Syla u kërkon falje tetovarëve për fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca” (Video)

    Valon Syla / Fotografia: TV21

    Opinionisti nga Kosova, Valon Syla ishte mysafir në “Pastel” të TV21. Ai foli për deklaratën e fundit të tij për rrugën Tetovë – Prizren, ku duke folur për tetovarët, përmendi fjalët “ëmbëltorexhi” dhe “llaskuca”, përcjell Nistori.

    Syla tha se nuk ka pasur për qëllim t’i ofendojë tetovarët, por qëllimi ka qenë të kritikojë veprimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili erdhi në Tetovë dhe me pompozitet promovoi rrugën Tetovë – Prizren. Syla sërish iu kërkoi falje tetovarëve.

    “Kush është ndjerë i fyer, ju kërkoj falje të gjithë tetovarëve”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Kërkim falja nuk të amniston o Valon Syla!

    Lajmi i rradhës

    Punë sezonale për të mbijetuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë