Punimet e dorës mbeten gjithmonë në modë

    Punimet e dorës, qëndismat unike nuk dalin asnjëherë nga moda, nëse ato i gërsheton me stilin e kohës, pasi çdokush nga ne është unik dhe këtë dëshiron ta reflektojë nëpërmjet veshjes, thotë për Radion Evropa e Lirë, Diora Mena, e cila mëson në shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë.

    Ajo bashkë me 35 vajza të tjera me mbështetjen e Ambasadës sllovene, ka ndjekur kursin intensiv për disa muaj për qepje dhe qëndisma. Këto modele janë prezantuar më pas nga figurat e rëndësishme publike të vendit, si prokurore, mjeke, gazetare, gjykatëse dhe gratë e diplomatëve të huaj në Maqedoninë e Veriut.

    Shpresa Qyra, një nga mentoret e kursit, dhe Diora Mena (në mes të fotografisë), gjimnaziste dhe një vajzë tjetër.
    Shpresa Qyra, një nga mentoret e kursit, dhe Diora Mena (në mes të fotografisë), gjimnaziste dhe një vajzë tjetër.

    “Veshja shpreh karakterin e njeriut, andaj punimet e dorës mbeten gjithmonë aktuale. Njerëzit nuk duan të jenë identikë dhe çdo dorë ka stilin e të punuarit në formë të veçantë, asnjë punim nuk është i njëjtë pasi gjithsecili ka mënyrën e vet të të punuarit”, thotë ajo.

    Për Stefani Nacevskan, e cila studion Nutricionizëm në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Shkup, modelimi i aksesorëve dhe veshjeve për të paraqet largim të stresit, dhe njëkohësisht mundësi për të siguruar mjete gjatë studimeve.

    “Derisa nëna ime qepte për mua, si e vogël kjo punë më dukej shumë interesante dhe doja të mësoja. Shikoja video udhëzuese, por nuk mora guxim të provoja të bëja modelet e mia të para. Tani, pas kursit disamujor unë ndihem më e sigurt, po edhe krenare me punën që e bëj se më sjell përfitime që janë mjaft ndihmesë për buxhetin tim si studente”, thotë Nacevska.

    Lubica Apostolova, e cila studion Arkitekturë, thotë se dizajnimi i veshjeve dhe ai i interierit të shtëpive flet për karakterin që ka individi. Sipas saj, nxitja e të rinjve që të mësojnë shkathtësitë e qëndismave është shumë e rëndësishme.

    Veshja plot ngjyra e Lumës
    FotogaleriVeshja plot ngjyra e Lumës

    “Produktet e punuara me dorë janë trend në botë sipas asaj që shohim në internet, nuk e di nëse është kështu në këtë masë edhe këtu”, shprehet Apostolova duke shtuar se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut ende nuk ia dinë vlerën punimit unik, andaj edhe e neglizhojnë të mësuarit e artizanaleve.


    Nxitja e kreativitetit të të rinjve në këtë kohë kur teknologjia digjitale dikton stilin e të jetuarit, ku përfshihet dhe modelimi i veshjes, është një diçka që të rinjtë i vetëdijeson në dy dimensione: që gjërat unike të kenë vlerë dhe e dyta: kreativiteti është ilaç emocional, thotë Shpresa Qyra, profesoreshë në gjimnazin “Niko Nestor” në Strugë.

    “Nxitja e kreativitetit ka ndikuar pozitivisht te disa nxënës dhe disa nxënës e mendojnë seriozisht të bëhen sipërmarrëse, përkatësisht disa prej tyre kanë ngritur biznes duke shitur prodhimet unike si pjesë të veshjeve… Përmes rrjeteve sociale, tashmë kanë krijuar edhe brendet e tyre”, thotë Qyra.

    Në Maqedoninë e Veriut numri i papunësisë është ulur në nivelin rekord, duke arritur nën 15 për qind.

    Por, në shtetin prej 2 milionë banorësh, shqetësues mbetet fakti se gjysma e të papunëve janë të rinj.

    Krijimi i kushteve për të qenë të angazhuar në sektorin privat, mbetet mundësia e vetme që të rinjtë mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

    Lajmi Paraprak

    Projektet ekologjike në RMV gjatë vitit 2023, të ngadalta dhe të vonuara

    Lajmi i rradhës

    SPASENOVSKI: THIRRJET NACIONALISTE, TË DËMSHME PËR TË GJITHË NE!

    Lajme tjera

    Rusia dhe rendi i ri botëror

     Anthony J.Constantini“American Conservative” Bota vazhdon ta mbajë frymën pezull, teksa Rusia po negocionon me Perëndimin mbi fatin e Ukrainës. Rusia ka kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve “ushtarako-teknike”, në rast se…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë