Qytetarët në Shkup ngufaten nga ndotja e ajrit!

    Për momentin, në Shkup temë alarmante e cila kërkon masa të menjëhershme është ndotja e ajrit. Bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë të qytetarëve, shëndetin e tyre, deklaroi gjatë një konference për media deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së Darko Kaevski. Sipas tij mosndërmarrja e masave nga ana e pushtetit lokal të VMRO-së është e papërgjegjshme si dhe shkon në dëm të qytetarëve.

    “I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së që të vijë në vete. Inati dhe ikja nga seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit nga ana e VMRO-së është e papërgjegjshme dhe e paarsyeshme. LSDM si parti përgjegjëse ka iniciativë për seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit si dhe disa masa kyce në uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet”, tha Kaevski.

    LSDM kërkon të shtohet qarkullimi i autobusëve për të gjitha linjat e transportit publik të qytetit, si dhe të vendoset masa e transportit falas për të gjithë qytetarët e Shkupit. Sipas tyre shkaktar i drejtpërdrejtë i ndotjes së ajrit është kaosi dhe mosfunksionimi i transportit publik. Këto dy masa drejtpërdrejtë do të ndikonin në uljen e numrit të automjeteve në qytet dhe do të stimulonin përdorimin e transportit publik. Derisa banorët e Shkupit po thithin ajër të ndotur pushteti lokal i VMRO-DPMNE-së e ka ulur buxhetin e standardit jetësor në 44%, buxhet ky i cili me duartrokitje u votua nga këshilltarët e koalicionit të VMRO-së dhe Të Majtës, thonë nga atje.

    “Ndihma financiare për shkollat në përshtatje të sistemit të ngrohjes me energji ekologjike, përgatitja e planit të veprimit për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup, pastrimi dhe larja e rrugëve dhe zonave publike me ndihmën e cisternave, veprim intensiv të pakushtëzuar të inspektorëve në kryerjen e detyrës së tyre. I ftojmë edhe VMRO-në që t’i pranojnë masat e LSDM-së. Ja u zgjasim dorën që së bashku t’i sjellim masat për luftimin e ndotjes në Shkup”, tha Kaevski.

    Edhe nga ana e VMRO-së kërkojnë që të ndërmerren masa urgjente për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup duke shtuar se koalicioni mes Kovaçevskit dhe Arsovskës përmes tenderëve po e grabit si dhe po e helmon popullin me ajër të ndotur.

    “LSD-ja dhe Arsovska vetëm po ia kalojnë topin njëra-tjetrës për masat që duhet të ndërmerren, por diçka konkrete akoma nuk ka. Fryt i bashkëpunimit mes tyre është drejtori i NQP-së Aleksandar Stojkovski kuadër i LSD-së, i cili e nënshkroi kontratën për blerjen e derivateve të naftës për 27 milionë euro pa zbritjen e zakonshme, me të cilën kompania pësoi dëm prej 1.5 milion euro. Nëse do të kishte ulje, në arkën e NQP-së do të ishin 1.5 milion euro më shumë që do ishin të mjaftueshme për të mbuluar borxhin ndaj kompanive private të cilët tashmë nuk funksionojnë, rezultat i së cilës edhe në kulmin e ndotjes së ajrit, në rrugët e Shkupit ka më pak autobusë. Njëjtë sikurse ranë dakord që të emërojnë drejtor të NQP-së, ose siç negociojnë marrëveshje të dyshimta, Kovaçevski dhe Arsovska le të bien dakord edhe për masat reale dhe efektive kundër ndotjes së ajrit. Bizneset nuk mund të jenë fryt i bashkëpunimit mes tyre ndërsa qytetarët duhet të mbyten pasi ata nuk kanë interes në zgjidhjen këtij problemi”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Herët apo vonë, bullgarët pjesë e Kushtetutës!

    Lajmi i rradhës

    ZBUTJE E KRIZËS | Paga minimale me rritje nga marsi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë