Radika mbush me mbeturina liqenin e Dibrës

    Reshjet e përditshme të shiut kanë rritur prurjet të lumenjve të rajonit më perëndimor në vendin tonë. Prurjet të lumenjve Radikë, Drini i Zi dhe proskat të komunës rurale Qendër Zhupë, jo vetëm që rritën nivelin e Liqenit të Dibrës por njëkohësisht filluan atë ta mbushin edhe me mbeturina. Këto ditë përsëri liqeni është me pamje të zymtë, përplot me mbeturina të cilët shkaktojnë drejtpërdrejt probleme ekologjike si për florën ashtu edhe për faunën e Liqenit. Kjo ka ndodhur edhe viteve të tjera, dhe kjo gjendje meqë përsëritet, shqetëson dukshëm jo vetëm shoqatat ekologjike në Dibër dhe rajon por edhe qytetarët në përgjithësi. Mbushja e Liqenit aktualisht me mbeturina plastike ndodh edhe pse deri tani respektivisht gjatë muajit maj pati dy aksione ekologjike për grumbullimin e mbeturinave plastike në bregun e Liqenit të Dibrës.

    Shoqatat ekologjike në Dibër por edhe shoqatat të tjera qytetare kanë informuar për shqetësimet që kanë për mbushjen e liqenit të Dibrës me mbeturina plastike. Është kjo një dukuri e rrezikshme, meqë shkakton ndotjen e liqenit. Në shoqatën qytetare “Trofta” në Dibër thonë se ndotjet kryesore vijnë nga Lumi Radikë. Pothuajse të gjithë deponitë e egra të rajonit të Rekës së Poshtme ku pjesa dërmuese është me mbeturina plastike për shkak të reshjeve të shiut në momentet të rrëmbyeshme, faktikisht kanë mundësuar që mbeturinat të përfundojnë në ujërat e Lumit Radikë. Pastaj kanë përfunduar edhe në Liqenin e Dibrës i cili këto ditë është drejt arritjes së kuotës më të lartë të tij. Tani kur reshjet e shiut vazhdojnë, pritet që edhe më shumë të ketë mbeturina. Në një situatë të këtillë shoqatat qytetare së bashku me institucionet lokale kanë paralajmëruar se patjetër duhet të organizohen aksione të tjera ekologjike për pastrimin re mbeturinave në Liqe.

    Përsëri pritet angazhimi i shoqatës Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, e cila vazhdon të realizoj projektin “Eko dron patrola” me përkrahjen e Ambasadës amerikane në Maqedoni. Pritet që këto ditë nëpërmjet projektit video dron patrola të bëhet mapimi i pjesëve më të ndotura të liqenit nga mbeturinat plastike, e pastaj të realizohet edhe aksioni ekologjik. Edhe pse në vitet e kaluara kishte propozime që tek Ura e Kosovrastit, aty ku fillon dhe Liqeni i Dibrës të vendosen rrjeta metalike, kjo nuk ka ndodhur.

    Mbushja e shpejt e liqenit të Dibrës përveç asaj që ka shkaktuar probleme ekologjike, ishte shkaku kryesor që të anulohen edhe garat në peshkim sportiv “Krap Kup 2023”. Peshkatarët sportiv të shoqatës “Trofta” thonë se ka patur një shqetësim të madh për nivelin maksimal të liqenit, meqë ajo ndikon edhe në shumimin e peshkut. Kryetari i kësaj shoqate Beli Haliti potencon se edhe pse ka patur një numër të madh të ekipeve të peshkatarëve sportiv nga vendi të interesuar për pjesëmarrje, vendimi është që gara këto ditë të mos mbahet dhe ajo të organizohet në një termin tjetër. Duke marrë parasysh faktin se shumë shpejtë do të filloj edhe sezoni veror dhe bregu i liqenit do të jetë përplot me të rinj të cilët freskohen në ujërat e Liqenit, mbushja me mbeturina e Liqenit faktikisht do të shkaktoj probleme edhe në kualitetin e ujit. Kjo ka ndodhur disa herë më parë, gjë që do të pamundësojë larjen të të rinjve për një afat të caktuar. Për mbeturinat e shumta reagojnë edhe pronarët e objekteve shërbyese siç janë restorantet buzë liqenit. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Val: Duhet të rishikohet Kodi zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhor, duhet terren i barabartë për të gjithë

    Lajmi i rradhës

    Gjashtë bimë të mrekullueshme që mbajnë larg mushkonjat dhe insektet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë