Rama: Ballkani i Hapur është mundësi e re në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia

    Kryeministri shqiptar Edi Rama për herë të parë reagoi duke iu përgjigjur të gjithë atyre të cilët e kritikuan për nismën “Ballkani i Hapur” dhe “diferencimin” e tij nga Kosova.

    “Ballkani i Hapur nuk është vetëm rrugë e së ardhmes për prosperitet të kombit shqiptar, si evropian, i cili përkatësinë e vet e ka në Evropën e bashkuar, por është edhe mundësi e re dhe më e madhe në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë”, shkroi Rama në Facebook.

    Ai shton se sa i përket njërit nga shembujt e shumtë për përfitimin e madh nga “Ballkani i Hapur” është ai që përfundimisht e heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Kush nuk dëshiron të kuptojë, ‘Ballkani i Hapur’ përfundimisht e heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Më lejoni t’ju them, përse deri sot nuk arritën ta heqin, ata të cilët zëshëm premtuan dhe përse nuk mundem ta heq atë kufi pa ‘Ballkan të Hapur’, që tërësisht e mbështetën aleatët strategjikë të Kosovës dhe Shqipërisë”, thekson Rama.

    Sipas tij, ata të cilët i thane tradhtar, gabojnë sepse ai është po ai që fliste zëshëm mu në mes të Beogradit për njohjen e Kosovës.

    “Të gjithë atyre në Kosovë të cilët e gjetën tradhtarin tek unë, i porosis se para së gjithash unë jam ai që mu në mes Beogradit fliste zëshëm për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe nëse të gjithë ata do ta kishin mbrojtur njohjen e Kosovës, së paku ashtu qi e mbroj unë, çdokund dhe çdoherë, sot Kosova do të ishte shumë më tepër e respektuar ndërkombëtarisht”, thekson ai.

    Kumtimin më të gjatë, në të cilin postoi fotografi me flamurin shqiptar dhe atë kosovar, e përfundon me fjalët “Koha do të flasë më shumë dhe më mirë”.

    Lajmi Paraprak

    Punëtorët e pavaksinuar në Maqedoni rrezikojnë vendin e punës

    Lajmi i rradhës

    Procesi mësimor me shumë pikëpyetje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë