Punëtorët e pavaksinuar në Maqedoni rrezikojnë vendin e punës

    Përderisa masat shtrënguese do të hynë në fuqi nga 16 gushti për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, nuk dihet nëse të njëjtin hap mund ta marrin privatisht edhe kompanitë për vendet e tyre të punës. Shumë afaristë dhe biznese private i paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejtë në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i deltas. Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.

    Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se punëdhënësit nuk kanë të drejtë ligjore t’i obligojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen, por apelojnë që në mënyrë vullnetare të mirëkuptojnë dhe të gjithë punëtorët, të cilët janë të angazhuar në sektorin privat dhe publik të vaksinohen për të mirën e shëndetit kolektivit.

    Nga kjo Lidhje thonë se punëdhënësit në vend që t’i kushtëzojnë punëtorët duhet t’i stimulojnë duke u respektuar të drejtat e tyre, por pa cenuar gjendjen shëndetësore të tjerëve. Sllobodan Trendafilov tha se firmat private në vend që t’u japin së paku ditë të lirë me pagesë në ditën kur punëtorët e tyre kanë për t’u vaksinuar, ata u bëjnë presion që mos të vaksinohen në orar të punës dhe kjo nuk u lë hapësirë punëtorëve që të gjejnë të hapura pikat e vaksinimit pas përfundimit të punës.

    “Asnjë nga sindikatat nuk kanë treguar një zgjidhje të tillë të situatës as përmes marrëveshjeve kolektive, ne si përfaqësues të punëtorëve do të kujdesemi që të drejtat e tyre të jenë të mbrojtura dhe të mos lejojmë në asnjë mënyrë që punëdhënësit të manipulojnë apo të qohen në situatë për të rrezikuar vendet e tyre të punës.”- pohoi Sllobodan Trendafilov, Lidhja Sindikatave të Maqedonisë.

    Ndërkaq nga Oda Ekonomike Veri-Perëndimore e Maqedonisë thonë se kompanitë mund t’u kërkojnë por jo edhe t’i detyrojnë punëtorët që të vaksinohen. Vaksinimi kundër korona virusit, sipas tyre, bëhet mbi baza vullnetare, dhe nuk do të lejojnë ta bëjnë të detyrueshëm nga afaristët. Lidhur me paraqitjen e llojeve të reja të virusit dhe shtrëngimi i masave sipas Odës Ekonomike lë edhe bizneset në pasiguri me rrjedhojën e pandemisë dhe sugjerojnë të ketë kontrolle të shtuara Nga Inspektorati Shtetëror i Punës, që të parandalohet përhapja e po të njëjtit, mirëpo në asnjë mënyrë të lejohet edhe një mbyllje totale.

    Lajmi Paraprak

    Dhjetëra turistë të Maqedonisë evakuohen në kohë – ishulli grek Evia në flakë

    Lajmi i rradhës

    Rama: Ballkani i Hapur është mundësi e re në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë