Rezultatet e autopsisë së Vanjës dhe Pançe Zhezhovskit dërgohen në Prokurori

    Instituti i mjekësisë ligjore dorëzoi në Prokurorinë Publike raportet e autopsisë për vrasjen e dyfishtë. Tri javë pasi u kryen autopsitë për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarin Pançe Zhezovski, të cilët më 3 dhjetor u gjetën të vrarë në rrethinën e Shkupit dhe të Velesit.

    Nga atje bëjnë të ditur se raportet e autopsisë janë pjesë e hetimit që Prokuroria Publike Shkup e zhvillon kundër Ljupço Palevskit – Palço, i dyshuari kryesor dhe pesë të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Vanjës dhe Panços më 22 dhe 27 nëntor.

    Nga Prokuroria nuk japin detaje, por thonë se këto raporte janë shumë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të rastit, duke përcaktuar me precizitet kryerësit e vrasjeve, mënyrën dhe kohën e vrasjes së viktimave.

    “Raportet e autopsisë posa kanë arritur në organin e hetuesisë nga Instituti i mjekësisë ligjore dhe menjëherë iu janë dorëzuar prokurorit kompetent të procedurës hetimore. Aktualisht nuk do të publikohen detaje, por këto dy raporte janë të një rëndësie të veçantë për të dokumentar vrasjen e dyfishtë”, thonw nga Prokuroria Publike.

    I dyshuari kryesor për vrasje të dyfishtë, Ljupço Palevski ndodhet në paraburgim në Turqi dhe pritet ekstradimi i tij. Pesë të dyshuar të tjerë ndodhen në paraburgim në Shutkë.

    Hetimi për vrasjen e vajzës dhe burrit nga Velesi nisi në fillim të këtij muaji dhe në të, përveç Palevskit, i cili dyshohet për veprat penale “rrëmbim” dhe “vrasje në mënyrë brutale”, edhe Velibor Manev , Vlatko Keshishov dhe Bore Videvski dyshohen për bashkëpunim.

    Në paraburgim është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjurçevski, i cili dyshohet për bashkëpunim në vepër.

    Në paraburgim është edhe shoferi Stefan Dimkovski, i cili e ka transportuar Palevskin nga Serbia në Turqi. Prokuroria e dyshon për veprën penale të ndihmës së autorit në një krim të kryer. / Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fitorja e Vuçiçit, si e Pirros

    Lajmi i rradhës

    “Gjuha e urrejtjes në baza etnike, 1076 raste vetëm gjatë vitit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë