RMV, kreditë e shpejta po fusin në kurth qytetarët!

    Marrja e kredive të shpejta dhe vetëm me dokumentet e identifikimit ka filluar të bëhet trend në vendin tonë. Qytetarët thonë se kredit e shpejta ju lavërdisen më shumë për shkak se nuk posedon procedura burokratike por dhe mund të marrin vetëm me një dokument identifikimi.  Vetëm një “klikim” ju ndan nga blerjet impulsive sezonale, udhëtimet në destinacione ekzotike, vizitat në restorante dhe aventurat e paharrueshme. Kjo është mënyra më e zakonshme në të cilën reklamohen kreditë e shpejta. Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta për popullsinë janë në rritje vitet e fundit.

    Sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, thonë se pak kohë më parë kredit e shpejta kanë qenë me kosto fitimi deri në 1.000 për qind gjatë një viti. Branimir Jovanoviç, ka deklaruar se kur ka qenë këshilltar në Ministrinë e Financave, i kufizuan kostot në maksimum 55 për qind të vlerës së kredisë. Sipas tij, kjo shifër mund të reduktohet përsëri, sepse kompanitë e kredive të shpejta vazhdojnë të kenë fitime të mëdha. 

     “Kreditë e shpejta, pavarësisht se janë problematike, nuk mund të ndalohen plotësisht, sepse janë në përputhje me direktivat e BE-së, por edhe sepse ndalimi do të çonte në rritjen e kamatës, që është edhe më keq. Ato gjenden ndoshta në të gjitha vendet evropiane dhe kanë kosto relativisht të larta kudo”, u shpreh ai. Jovanoviç, nënvizoi se në këtë proces personat që kanë marrë kredi të shpejta shpesh nuk mund t’i kthejnë kreditë, kështu ata detyrohen të hyjnë sërish në borxhe, duke rënë kështu në skllavëri borxhesh që më tej prodhon probleme të shumta sociale.

    Nga ana e kërkesës, njerëzit në Maqedoni janë të varfër, nuk kanë para për të plotësuar nevojat elementare, ndaj detyrohen të marrin hua. Kreditë konvencionale shpesh nuk janë në dispozicion për ta, kështu që ata duhet të marrin kredi të shpejta. Nga ana e ofertës, Maqedonia është një vend me shumë biznese të dyshimta, që përfshin shumë para të dyshimta.

    “Kreditë e shpejta janë të mira për pastrim parash, njësoj si pikat e basteve dhe kazinotë, sepse janë të lehta për t’u dhënë, pa kontrolle të rrepta dhe kthehen shpejt, me kthime të larta”, tha Jovanoviç, duke shtuar se përveç rregullimit të kredive të shpejta, ato duhen trajtuar, dy arsyet themelore, përkatësisht reduktimi i varfërisë dhe kufizimi i hyrjes së kapitalit të dyshimtë në vend. 

    “Qytetarët në vendin tonë janë të varfër, nuk kanë para për të plotësuar nevojat elementare, ndaj detyrohen të marrin hua. Kreditë tradicionale nuk janë në dispozicion për ta, kështu që ata marrin kredi të shpejta. Ndërkohë nga ana tjetër, përveç rregullimit të kredive të shpejta, ato duhen trajtuar, dy arsyet themelore, përkatësisht reduktimi i varfërisë dhe kufizimi i hyrjes së kapitalit të dyshimtë në vend”, tha Jovanoviç.

    Sipas të dhënave të publikuara, në vitin 2015 gjithsej 14.400 qytetarë individë kanë marrë kredi të shpejtë, ndërsa në vitin 2020 kredi të tilla kanë marrë nga rreth 124.000 individë. Pra sipas analizave dhe të dhënave brenda pesë viteve, marrja e kredive të shpejta është rritur për 760 për qind. Gjithashtu në të njëjtën periudhë, numri i kompanive që kanë dhënë kredi të shpejta është trefishuar nga 10 sa ishin në vitin 2015 në 32 kompani në vitin 2021.

    Shifrat janë interesante edhe kur analizohen fitimet e këtyre shtatë kompanive më të mëdha financiare në biznesin e kredive të shpejta. Përderisa në vitin 2018 këto shtatë kompani së bashku patën një humbje prej gati një milion eurosh, në vitin 2019 dhe 2020 fitimet e tyre ishin 3.1 dhe 3.3 milionë euro. Analizat tregojnë se paralelisht me rritjen e fitimit ka rritje edhe të numrit të të punësuarve në këto kompani. Gjatë vitit 2018 në të gjithë këto shtatë kompani të punësuar ishin gjithsej 129 punëtorë, ndërsa në vitin 2020 numri i të punësuarve në këtë kompani arriti në 363 të punësuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Gjermani – Doktrinë e sigurisë veç investimeve masive ushtarake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë