Mickoski: Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus në TV21 duke folur për koalicionin qeverisës LSDM-BDI tha se 15 deputetë e BDI-së udhëheqin me 40 deputetë të LSDM-së. Kjo sipas tij është keq për shtetin.

    “Unë e kam thënë qëndrimin tim. Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së. Kjo ndoshta e rriti rejtingun e BDI-së, por kjo është gjendja faktike. Këta 15 deputetë, qeverisin me ata 40. Aty janë Bujari, Kreshniku dhe Artani. Nga ana tjetër e keni Kovaçevskin. A e di ndokush se kush është zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit? Unë nuk e di si duket. Unë nëse nuk do ta shihja ministrin e Drejtësisë në ndeshjen në Palermo, nuk do ta dija se është këtu. Çdo meritë se si arritën këta 15 deputetë të qeverisin këta 40. Por kjo është e keqe për shtetin”, tha Mickoski.

    BDI gjatë kohë në pushtet dhe rehat, Alternativa do të përfundojë pa sukses

    Sipas Mickoskit, pasi lideri Alternativës, Afrim Gashi ndërroi fanellë dhe vendosi të shkojë në ekip tjetër, pikëpamjet e tyre politike për shumë çështje janë të ndryshme.

    “Nëse më pyesni se a më kanë lënë përshtypje, kërkoj falje, deri tani nuk kam parë diçka të tillë”, tha Mickoski.

    Mickoski u shpreh e ka ditur se Alternativës do të tjetërsohet.

    “Më vjen keq që filozofia politike e atij opsioni politik, duke filluar nga vetë emri që të jetë Alternativë e BDI-së, do të përfundojë si projekt i cili është i pasuksesshëm”, tha Mickoski.

    Sa konteste duhet të zgjidhim që të fillojmë negociatat me BE-në?

    Duke folur për procesin eurointegrues, Mickoski pyeti se edhe sa konteste duhet të zgjidhë Maqedonia që të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian?

    “Sa çështje të hapura duhet të zgjidhim që përfundimisht të fillojmë negociata me Bashkimin Evropian? Në vitin 2017 është nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë nga ana e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov dhe ai ishte çelësi, njëri nga dy çelësat të cilët duhej t’i hapnin dy dyert që Maqedonia të bëhet anëtare në kuadër të vendeve të NATO-s dhe procedura është e tillë, që nëse ndonjëri shtet anëtar i NATO-s ka problem me ndonjë fqinj, me ndonjë shtet tjetër që pretendon të jetë pjesë e NATO-s, mund ta pengojë”, tha Mickoski duke pyetur se pse Bullgaria atëherë nuk e pengoi Maqedoninë.

    Lajmi Paraprak

    Selimi: Lajmet e rreme patën një shpërthim të jashtëzakonshëm gjatë pandemisë

    Lajmi i rradhës

    RMV, kreditë e shpejta po fusin në kurth qytetarët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë