Rritet qarkullimi në industrinë e RMV-së

    Në Maqedoninë e Veriut brenda një viti është rritur qarkullimi industrial i përgjithshëm për 15.9 përqind, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje për 5.1 përqind.

    “Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit janar 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 27.1 %,  Prodhimet kapitale për 13.7 %, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 22.0 % dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Vetëm në tregun vendor është regjistruar qarkullimi industrial brenda një viti prej 9.6 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm 17.3 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Shkupi renditet si një nga qytetet më të këqija në Europë

    Lajmi i rradhës

    Forcat ruse po rrisin përpjekjet për sulm drejt Kievit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë