Rryma, nga 1 korriku rikthehet TVSh-ja prej 18 për qind

    “TVSH-ja në faturat e energjisë elektrike nga nesër rikthehet në 18% dhe nuk ka asnjë përjashtim nga kjo. Qeveria është e vendosur,” tha ministri i Financave, Fatmir Besimi. Nuk do të ketë as ndërhyrje ligjore, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pohon kreu i financave. Llogaritjet janë në vazhdim dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë normat e bllokut në matematikën e përgjithshme. Me bllok tarifat, mbështetja e energjisë elektrike zbatohet për familjet me të ardhura më të ulëta, për të cilat ka program në Ministrinë e Ekonomisë dhe ne lidhje me bllok tarifat ata qe shpenzonin më pak, kanë çmim më ulët.

    Aktualisht, sipas Besimi nëse konsiderohet efekti neto, TVSH-ja nuk do të jetë nga 10% ne 18%, por në grupe të ndryshme do të jetë më e ulët, madje mund të nuk ka ndonjë rritje të çmimeve. Nga ana tjetër, tarifa e lirë e cila u proklamua nga pushteti që do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku nuk u bë, me arsyetimin se kjo do të shtyhet për 1 dhjetori për shkaqe teknike. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Feniks”, arrestohet ish kreu i Komunës Qendër

    Lajmi i rradhës

    “Mund vetëm t’i ëndërroj të afërmit”: Bllokimi i lëvizjes së lirë mes Kosovës e Bosnjës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë