“Feniks”, arrestohet ish kreu i Komunës Qendër

    15 persona të dyshuar dhe 7 kompani me adresë në Maqedoni të Veriut dhe Itali janë nën hetimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe pastrim parash. Hetimi i koduar me emrin “Fenix” i referohet 11 përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”. Të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish kryetari i këshillit në Komunë Qendër, Vlladimir Zdravev dhe dy ish krerët e Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova. Njëri nga të dyshuarit është shtetas italian. Sipas prokurorit të rastit, të dyshuarit kanë siguruar në mënyrë jo ligjore 57.6 milion euro për 11 përmendore. Të dyshuarit kanë përvetësuar në mënyrë jo ligjore rreth 17 milion euro duke përfituar nga manipulimi i vlerës së përmendoreve të ndërtuara në Itali.

     “Nga gjysma e parë e vitit 2008 deri sot, i dyshuari i katërt ka krijuar grup i cili është angazhuar për pastrim të parave. Pjesë e grupit janë bërë 7 nga të dyshuarit përfshi edhe persona të tjerë. Përmes offshore kompanive ka krijuar rrjet të kompanive 3 në Maqedoni dhe një në Itali, ndërsa themeluesit e këtyre kompanive kanë pranuar dhe lëshuar në qarkullim shuma të mëdha parash që për burim kanë veprat penale. Me këmbimin e tyre është fshehur origjina e tyre dhe janë përvetësuar për pasuri dhe të mira personale”, tha Lubomir Llape, Prokuror i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Sipas organit të akuzës, nga hetimet e deritanishme rezulton se projekti “Shkupi 2014” nuk ekziston askund si vendim i Qeverisë, projekt ose program qeveritar. Për këtë arsye, krimi i organizuar pretendon se hetimi për këtë projekt duhet të zhvillohet në etapa të ndryshme.


    “Nuk ka vendim të Qeverisë, projekt ose program i emëruar si Shkupi 2014. Bëhet fjalë për shumë projekte të cilët nuk mund të përfshihen në një vepër. Ky hetim i referohet vetëm 11 përmendoreve”, deklaroi Lubomir Llape, Prokuror i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    11 përmendoret për të cilat krimi i organizuar dyshon ish krerët e Qeverisë së Gruevskit dhe të dyshuarit e tjerë janë përmendoret e njohura si “ushtari në kalë”, luanët në urën “Goce Dellçev”, përmendoret e Dame Gruev, Goce Dellçev, Nikolla Karev, Car Samoill dhe kryengritja e KAÇKM-së. Sipas prokurorisë për një përmendore janë ndarë mesatarisht 4.7 milion euro, ndërsa e njëjta në Itali ka kushtuar më së shumit 2.3 milion euro. /alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sipas ligjeve në fuqi, policia franceze lejohet të qëllojë shoferët që shpërfillin urdhrat për t’u ndalur

    Lajmi i rradhës

    Rryma, nga 1 korriku rikthehet TVSh-ja prej 18 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë