Sela i ashpër ndaj Kasamit dhe Gashit: Njerëz pa karakter e pa burrni (Video)

    Mbrëmë në kuvendin e FRASH – Gostivar, ish-kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka ka kritikuar të parin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetarin e AAA Afrim Gashi. Ai tha se nuk ka subjekt politik në RMV i cili nuk është përçarë, vetëm ASh është bashkë dhe më e bashkuar se kurrë, përcjell Nistori.

    “Këtyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASh-ja kanë gjetur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej, me vizion të madh, për të ndërtuar bllokun dhe frontin opozitar, në mënyrë për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë. Në emër të ekzodit për ta ndalur edhe ikjen masive të të rinjve…dhe nga një ose dy maksimumi që meritonin të merrnin deputetë u dhamë 4. Na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë edhe të nënshkruar në marrëveshje e sot po na tregojnë moral gjithandej. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që do të vijnë” – drejtoi Sela kritikat për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

    Nga ana tjetër Ziadin Sela foli edhe rreth bashkëpunimit me Besen dhe Bilall Kasamin.

    ”Këtij tjetrit i dhamë pushtet në mënyrë që ky bllok opozitar të bëhet akoma më i fortë dhe të jetë i padiskutueshëm ndryshimi. Ashtu siç bëmë në 2017 kur ishim pjesë e Qeverisë të vetëdishëm që koalicioni me Lëvizjen Besa asokohe na nxjerr nga Qeveria, këta bën lojën u ndanë në dysh, na nxorën prej Qeverie dhe hyrën vetë. Dhe sot u bënë bashkë sepse u mungoi motivi, qeverisja. Ne u dhamë pushtet lokal në mënyrë që të ndërtojmë bllokun e potencën dhe votën e opozitës. Ata nuk vrapuan pas anëtarëve të BDI, vrapuan pas njerëzve të Aleancës që ta dobësojnë, por nuk ia arritën” – tha Ziadin Sela.

    Sela foli edhe për eurointegrimet, kështu si mbështetës kryesorë të ndryshimeve dhe proceseve integruese të vendit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Florian Marku u fut në ring me lutjet mbi profetin Muhamed (Video)

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet klimatike nuk i kursejnë bletët në RMV, çdo e dhjeta specie kërcënohet me zhdukje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë