Sela: Kapaciteti i dobët i BDI-së, ka bërë që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë në gjuhën e tyre amtare

    Kushtet nëpër shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptar nga ato ku mësojnë nxënësit maqedonas, fatkeqësisht ju janë të njëjta, kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela i ftuar në emisionin “8à8” në ATV.

    “Akoma kemi nxënës, diku janë mbi njëmijë, shqiptarë, si unë e si ti në Maqedoninë e Veriut, por që nuk kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, shqipe, edhe pse ligji dhe Kushtetuta, karta universale për të drejtat e njeriut, e lejon diçka të tillë. Mungesa e kapaciteteve politike e një subjekti politik (BDI) që qeverisë 20 vite, pa çka se ka pas dhe ka ministrin e arsimit ka bërë që të mos kenë kushte dhe të mos u hapen paralele në gjuhë shqipe që të mësojnë. Për shembull në Idrizovë nuk kanë shkollë në gjuhën shqipe, në fshatrat e Velesit…”, theksoi Sela.

    Edhe pse e drejta e shkollimit të mesëm që u rregullua me ligj nga viti 2008, shtoi kreu i ASh-së, në disa qytete si në Manastir, Ohër, Veles dhe në Prilep sot e kësaj dite nuk është hap asnjë paralele në gjuhën shqipe.

    “Të mos flasim pastaj për nxënësit shqiptar të Bllacës, të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe vijnë çdo ditë, e kalojnë kufirin dhe e bëjnë mësimin në Kosovës, për shkak se mungon objekti i shkollës. Imagjinoni ai objekt shkollor është i pallogaritshëm me buxhetin që ka shteti, mesatarja për Maqedoninë e Veriut shkon diku prej 3 deri në 4 miliardë euro në vit, por mungesa e kapaciteteve politike siç duket, qasja vasale ndaj partnerit qeverisës që e cilëson BDI-në të paaftë, bënë që kushtet e nxënësve shqiptar dhe maqedonas mos jenë të njëjta fatkeqësisht, kjo quhet pabarazi e cila është e thelluar, e mos flasim pastaj për elementet tjera”, nënvizoi Sela.

    Lajmi Paraprak

    ORL Kumanovë pa anesteziolog | Qytetarët për operacione detyrohen të udhëtojnë në spitalet e qyteteve tjera

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet të cilat duhen konsumuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë