ORL Kumanovë pa anesteziolog | Qytetarët për operacione detyrohen të udhëtojnë në spitalet e qyteteve tjera

    Tash e sa vite vajza e tij vuan nga bajamet dhe ka ardhur koha përfundimtare që t’i nënshtrohet operacionit. Por, për shkak të mungesës së një anesteziologu në repartin e ORL-së në Kumanovë, Muadini si prind është i detyruar për operacionin e vajzës të udhëtojë deri në Tetovë. Sipas tij, kjo situatë i rrit shpenzimet, e nga ana tjetër edhe detyrohen të presin me muaj.

     “Tash e sa vite jemi drejtuar te Spitali i Kumanovës, por sipas informacioneve tona nga mjekët që e kanë kontrolluar ky repart ka mungesë të anesteziologut për kryerje të operacioneve të vogla ndoshta siç është kjo e bajameve. Unë me vajzën duhet të drejtohem në spitalet tjera siç është në Shkup apo edhe Tetovë. Detyrohemi që përveç harxhimeve shtesë, të presim me muaj për të bërë një intervenim të tillë”, Osama Muadini, prind.

    TV21 pyeti në spital për këtë problem, ndërsa vet drejtoresha Snezhana Zaharieva pranoi se nuk ka anesteziolog të veçantë për ORL, por për raste urgjente ndihmojnë anesteziologët e reparteve tjera. Ajo shtoi se nëse mjekët specialistë të ORL-së janë të gatshëm të kryejnë operacione, ajo do të bëjë kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë për angazhimin e një anesteziologu.

     “Nuk ka anesteziolog të veçantë për ORL. Çfarë po ndodh atje? Pra, edhe para fillimit të pandemisë kemi pasur një numër të vogël ndërhyrjesh kirurgjikale. Dhe do të them që kemi punuar sërish me prioritet. Bajamet nuk janë një operacion urgjent, kërcënues për jetën, megjithatë janë ndërhyrje selektive të planifikuara. Dhe nëse marrim një aparat anestezie dhe kolegët e mi janë të gatshëm të punojnë, e kam fjalën për specialistët e veshit, hundës dhe fytit, do të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë që të miratojë angazhimin e një anesteziologu shtesë”- Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalin në Kumanovë.

    Edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerave për TV21, 5 mjekët specialistë të ORL-së thanë se janë plotësisht të gatshëm të kryejnë operacione ashtu siç kanë bërë dikur.

     “Reparti i ORL-së në Kumanovë, ka sallën e vet të operacionit dhe deri para pak kohe ka pasur edhe aparatin e anesteziologjisë. Por, në mungesë të anesteziologut si dhe për shkak se është shfaqur nevoja ky aparat të përdoret në repartin e gjinekologjisë i njëjti tani është në dispozicion të këtij reparti. Ne si mjek specialistë me vite kemi kryer operacione në repartin tonë, dhe padyshim se jemi të gatshëm që profesionin tonë ta kryejmë plotësisht. Me këtë rast do të ishim tejet të lumtur të mirëprisnim një anesteziolog në repartin tonë”, qëndrimi i mjekëve specialist të ORL-së, Kumanovë.

    Lajmi Paraprak

    “Kur vdes bleta, vdes edhe njerëzimi” – Fuat Jakupi rrëfen pasionin e tij për bletarinë

    Lajmi i rradhës

    Sela: Kapaciteti i dobët i BDI-së, ka bërë që nxënësit shqiptarë të mos mësojnë në gjuhën e tyre amtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë