Sela në Shkup: E bëmë ligjin për shtetësi duke qenë në opozitë, imagjinoni po të jemi në pushtet

    Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë filluar fushatën zgjedhore nga Shkupi, ku kanën promovuar kandidatët për kryetar komune. Sipas Ziadin Selës, të gjithë kandidatët e koalicionit ofrojnë zgjidhje serioze për problemet reale që i tangojnë qytetarët në jetën e përditshme, njofton Nistori.

    Kryetari i ASH-së Ziadin Sela para të pranishmëve tha se ka pasur shumë skeptikë në lidhje me ligjin për shtetësi, por ai ka theksuar se sëbashku me deputetët kanë arritur ta bëjnë duke qenë në opozitë.

    “E imagjinoni çka mund të bëjë Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën kur të kenë pushtet. Numëroni gjithçka që s’kanë arritur nga 30 vite, prej kur Maqedonia është bërë shtet i pavarur. Me këto njerëz, me Aleancën për Shqiptarët dhe me Alternativën do t’i keni realitet vëllezër dhe motra”, ka deklaruar Sela.

    Sela ka shtuar se dëgjoni të gjithë ofertat e partive politike, por ka porositur qytetarët që t’ua kujtojnë atyre edhe të pabërat dhe premtimet e parealizuara. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zaev e fillon fushatën e tij me një barcoletë: Në vend të “Vozit Mishko”, “Ndalo Micko”

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Tetovës i duhet ndryshim dhe ai ndryshim do të bëhet nëpërmjet Lëvizjes Besa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë