Shkarkimi i Fehmi Stafës, për punë joprofesionale

    Qeveria ka shkarkuar nga pozita Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa për shkak të punës jo profesionale.

    Në mbledhje të Qeverisë nuk ka pasur arsyetim të vendimit, por dispozitat ligjore brenda Ligjit për Avokaturën Shtetërore përcaktojnë rrethanat mbi të cilat Qeveria mund të shkarkojë udhëheqësin e mbrojtjes dhe përfaqësimit juridik shtetëror.

    Ligji për avokaturën shtetërore, neni 25
    “Qeveria mund ta shkarkojë Avokatin e Shtetit për shkak të punës së pandërgjegjshme dhe jo profesionale”.

    Ndonëse Stafa pretendon se nga pozita e Avokatit të Shtetit ka ofruar dorëheqje të parevokueshme, vendimi i Qeverisë thotë ndryshe. Organi ekzekutiv i referohet shkarkimit dhe jo pranimit të dorëheqjes.

    Vendimet e Qeverisë nga mbledhja e 72
    “Me propozim të Komisionit për Çështje Kadrovike, Qeveria shkarkoi Fehmi Stafën nga pozita e Avokatit të Shtetit dhe mori vendim për përpilimin e konkursit të ri për Avokat të Shtetit”.

    Në rrethana jo zyrtare mësohet se ndër arsyet e shkarkimit për punë jo profesionale janë veprimi i Stafës në rastin e pasurisë së Sead Koçan dhe mos konfiskimi i pasurisë në bazë të vendimit gjyqësor si dhe honorarët e dyshimta ndaj Besmira Ejupit. Anti-Korrupsioni mësohet të ketë vendosur nën llupë edhe listat anketuese të ish avokatit të shtetit ndër vite, gjë të cilën në rrethana jo zyrtare e thonë edhe organet e ndjekjes penale. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Policia Financiare mund të hap disa lëndë për të shoshitur pasurinë e tij, por një informacion i tillë akoma mbetet në rrethana jo zyrtare. Stafa në pozitën e avokatit të shtetit erdhi në gusht të vitit 2018. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    SPAK nis hetimet për Ilir Metën, ja shkresa që ka mbërritur KQZ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë