SPAK nis hetimet për Ilir Metën, ja shkresa që ka mbërritur KQZ

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta.

    SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme, e depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022. Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj (Meta)”, thuhet në kërkesën që mban firmën e Arben Krajës.

    Kallëzimi penal nga Valteri ishte pas investigimit të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie , që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Themelohet Komisioni për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Shkarkimi i Fehmi Stafës, për punë joprofesionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë