Shoferët nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar, gjobiten mbi 200 vozitës

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

    “Në gjithë vendin dje janë gjobitur 254 shoferë, ndërsa prej tyre 21 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër të tjerë me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

    Ata shtojnë se 76 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 178 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

    Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

    “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë

    Lajmi Paraprak

    Fluturimthi!

    Lajmi i rradhës

    MPJ e Maqedonisë: Ka ende korridore aktive evakuimi për qytetarët tanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë