Lubonja me tone të forta: Këta me kollare janë më të rrezikshëm, amnistia fiskale degjeneron gjithë shoqërinë

    Analisti Fatos Lubonja ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

    Duke folur për aksionet e Prokurorisë së Posaçme, në emisionin “Pikat mbi i” në News24, Lubonja tha se “këta me kollare janë më të rrezikshëm se këta kanë ndërtuar këtë strategji meqë nuk janë të aftë, e kanë thithur në vend ta luftojnë krimin brenda e janë përgjegjës padyshim më të rrezikshëm”.

    Sipas tij, në Shqipëri, “po notohet në krim të organizuar”.

    Ndërkohë që komentoi dhe nismën për amnistinë fiskale që e quajti “degjenerim të gjithë shoqërisë”.

    “Ne kemi faktin që këta gjithnjë e më shumë kanë hyrë në pushtet, e para, e dyta inkurajimi i parasë së krimit, është shumë i rrezikshëm për demokracinë dhe kush po kap këtë shtet.

    Po çfarë SPAK? Ky ka bërë një ligj tani që të tërë ata që kanë vjedhur në Perëndim që evazion fiskal e quan ky, që është prep krim, por ky ligj ku ti deklaron një evazion fiskal deri në 2 milionë euro e të njihet ky ligj degjeneron gjithë shoqërinë.

    Krimi i organizuar na ka kapur dhe ne nuk e shohim, ne po notojmë në krim të organizuar ne po hamë nga krimi i organizuar.

    Në këtë aspekt, çfarë SPAK? SPAK ha vetë, rrogat i merr nga krimi i organizuar, metaforikisht se paratë që shpërndahen…

    Ka ca mekanizma që në një farë mënyrë thonë prit një herë avash, por shpejtësia e paturpësisë së krimit dhe shpejtësia e ecjes së këtyre mekanizmave gjasme për ta kapur krimin janë diferencë të madhe. Këta hecin me Benz këta të tjerët me makina të lira”, tha Lubonja. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Cilat janë simptomat e goditjes nga temperaturat e larta

    Lajmi i rradhës

    Ukraina lidhet me tregun europian, Kievi nis eksportimin e energjisë elektrike drejt Rumanisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë