Lubonja: Shqipëria e rrezikuar nga qeverisja e Ramës, kemi numrin më të lartë të kriminelëve të kapur në Europë

    Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

    Analisti Fatos Lubonja ka theksuar se Shqipëria është e rrezikuar nga qeverisja e kryeministrit Rama. Për këtë situatë Lubonja iu referua takimit të një viti më parë të kryeministrit Rama me një biznesmen ku ky i fundit i shprehte shqetësimin për mungesën e punonjësve.  Në përgjigjen e tij  nga ana e tij kryeministri u shpreh se kjo zgjidhet lehtë, duke marrë bangladeshas.

    Sipas Lubonjës ky është një rrezik i madh që i kanoset vendit pasi edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare e kanë renditur Shqipërinë si vendin me numrin më të lartë të kriminelëve të kapur në Europë.

    Rreziku i Shqipërisë është ajo që thotë Edi Rama, kur biznesmeni i tha s’kam punëtorë, Rama u përgjigj: Merr bangladeshash. Pra kthehem në një mjet që më përdor ai si bangladeshas pa gojë. Rreziku numer 2 është se nga vitet 2018-2020 Shqipëria ishte vend kampion për kriminele të kapur në Europë. Pra këto janë dy rreziqet që po e shkatërrojnë këtë vend dhe për të shpëtuar nga kjo duhen politika të tjera”, tha Lubonja për emisionin ‘Open’ në News 24.

    Lajmi Paraprak

    Bota po digjet, ndaj është koha për një revolucion të burimeve të rinovueshme

    Lajmi i rradhës

    NATO-s më shumë se zgjerimi, i duhet uniteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë