Zdrukthëtari 80-vjeçar: Zanatçinjtë po zhduken, shumë shpejt do të duhen punëtorë të rinj

    Prej rreth 60 vitesh Josif Muça punon me dru, pajisje të kuzhinës, vegla pune, objekte zbukuruese etj.

    Gjithnjë e më rrallë në rrugët e Elbasanit të ze syri zanatçinj si Josifi i cili edhe pse 80 vjeç nuk i ndahet pasionit për zdrukthtarinë.

    Edhe pse në pension prej shumë vitesh tashmë, ky profesion dhe pasion Josifin e ka mbajtur gjallë. Ai thotë se pajisjet e drurit preferohen sidomos nga të huajt.

    Në kohën që na ka zaptuar plastika, Josifi thotë se pajisjet e drurit janë të pastra dhe jo të dëmshme, ndërkohë që me keqardhje vëren se zanatçinjtë po zhduken dhe shumë shpejt vendi do të ketë nevojë për punëtorë të rinj. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Gerkovska: Ne kemi nevojë për sundim të ligjit, jo për t’i për sunduar njerëzit

    Lajmi i rradhës

    Von der Leyen: Ukraina i përket BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë