“Shqipëria ka bërë progres”, Varhelyi: Me rëndësi konsensusi i të gjithë aktorëve politikë

    “Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate”- kështu u shpreh komisioneri Oliver Varhelyi në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi raportin vjetor të zgjerimit të BE-së.

    “Shqipëria ka vijuar të bëjë progres dhe ka dhënë rezultate. Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut që po vijon janë shembuj të një pune të mirë. Shqipëria ka luftuar krimin dhe korrupsionin.

    Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për luftën në Ukrainë. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne kemi thënë këtë gjë edhe vititn e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme”, tha Varhelyi. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka zgjidhje për transportin e nxënësve të lagjes “Bregu i Diellit” dhe të fshatit Rasadishtë

    Lajmi i rradhës

    Mbappe kërkoi transferimin nga PSG, pesë klubet favorite që mund të nënshkruajnë me yllin e futbollit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë