​Shumë lëndë të vjetra të pazgjidhura në Dibër

    Gjykata Themelore e Dibrës edhe pse ka mungesë të gjykatësve, me sukses ka realizuar lëndët e pranuara gjatë vitit 2023 por kur bëhet fjalë për lëndët e vjetra ka probleme kryesisht për shkak të proceseve të migrimit. Në një situatë të këtillë kur anëtarët e familjeve në një numër të madh jetojnë jashtë shtetit, normalisht paraqiten edhe problemet në sferën e pronësisë.

    Pikërisht për këtë shkak në këtë Gjykatë vazhdojnë të jenë prezent lëndët e vjetra, thotë kryetari i Gjykatës Themelore Mersim Marku. Me një angazhim maksimal të këtij institucioni gjyqësor, ka një ulje të numrit të lëndëve të vjetra por që ata vazhdojnë të jenë prezent. Lënda më e vjetër daton nga viti 2011.

    Gjykata Themelore e Dibrës gjatë vitit 2023 ka qenë një gjykatë e cila me sukses ka realizuar lëndët që ka pranuar. Sipas të dhënave të raportit për vitin 2023, lëndë të reja të pranuara ka patur 10312, dhe njëkohësisht është punuar edhe në lëndët të pazgjidhura nga viti 2022 të cilat janë 410.

    Sipas kryetarit të Gjykatës Themelore të Dibrës Merism Marku, gjithsej në punë kanë qenë 10774 lëndë dhe numri i lëndëve të zgjidhura në tërësi është 10389. Në lidhje me lëndët e vjetra sipas kryetarit Marku ka patur një angazhim të veçantë nga ana e gjykatësve. Por, sipas tij në vitin raportues në nivel të gjykatës sipas të gjitha fazave në punë ka patur 254 lëndë prej të cilëve 160 lëndë të vjetra të bartura nga viti paraprak dhe 94 lëndë të vjetra të regjistruara.

    “Të zgjedhura janë 76 lëndë të vjetra prej të cilëve një lëndë madhore nga këta, 7 lëndë thirrje personale për vuajtje të dënimit me burg, 1 lëndë kontestuese me vlera minimale, 54 lëndë trashëgimie, 11 lëndë pronësore si dhe 2 lëndë ndarje fizike”, thotë kryetari i Gjykatës Mersim Marku.

    Sipas raportit për vitin që kaloi, kanë ngelur 178 lëndë të vjetra të pazgjidhura. Kryetari Marku potencon se më e vjetra është një lëndë nga viti 2011, pastaj 3 lëndë nga viti 2012, 6 lëndë ka nga viti 2013, dhe kështu me radhë. Duke dhënë sqarime për shkaqet të lëndëve të vjetra, Marku potencon se dominojnë lëndët trashëgimore tek këta lëndë. Vet fakti që numri i mërgimtarëve nga Dibra dhe komuna Qendër Zhupë është shumë i madh, paraqiten probleme në ndarjet e familjeve në aspektin të pronësisë të patundshme. Pikërisht për këto shkaqe edhe lëndë të vjetra mbeten nga viti në vit.

    Në gjykatën Themelore në Dibër vazhdon të jetë prezent mungesa e gjykatësve. Me sistematizim në këtë Gjykatë duhet të ketë pesë gjykatës por Gjykata ka vetëm tre mes të cilëve gjykatës është edhe vet kryetari gjykatës. Pa probleme gjatë vitit të kaluar kanë funksionuar edhe porotët dhe gjykata ka patur një transparencë maksimale për opinionin.

    Në ueb faqen e këtij institucioni gjyqësor me një dinamikë të veçantë vendosen të gjithë vendimet dhe raportet e Gjykatës dhe azhurimi i të dhënave është i shpejtë. Njeriu i parë i gjykatës në Dibër vazhdon një kohë të gjatë të jep vlerësimin se Gjykatës Themelore të Dibrës duhet t’i kthehen kompetencat që ka patur më parë. Tani shumë lëndë nga komunat që mbulon Gjykata Themelore në Dibër trajtohen në Gjykatën me kompetenca të zgjeruara në Kërçovë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    MATEMATIKAT ZGJEDHORE / Çfarë po ndodh me Frontin Europian?

    Lajmi i rradhës

    Dobësohet blegtoria në RMV, përgjysmohet numri i kafshëve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë