Themelohet Komisioni për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në BE

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë së në mbledhjen e qeverisë kanë miratuar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues ndër institucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

    Ai përmes një konference për media ka thënë se gjatë mbledhjes së qeverisë kanë miratuar 24 vendime.

    Kurti theksoi se këtë vit do të bëjnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikur që është bërë në Këshillin e Evropës.

    “Sot themeluam Komisionin ekzekutiv për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian si një grup ndërinstitucional që do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

    Ai po ashtu se për nder të ditës së Pavarësisë së Ukrainës, sot kanë marr vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovë.

    “Sot në ditën e Pavarësisë së Ukrainës morëm vendim për qëndrimin e gazetarëve të Ukrainës në Kosovës. Ky është një akti i solidaritetit. Në oborrin e qeverisë po valëviten flamujt e Ukrainës”, tha ai. 

    Lajmi Paraprak

    Filloi pastrimi i ish-fabrikës “Treska” | Hapet rruga për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe

    Lajmi i rradhës

    SPAK nis hetimet për Ilir Metën, ja shkresa që ka mbërritur KQZ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë