Suspendohen policët që morën ryshfet në Bllacë, MPB do të dorëzojë kallëzim penal

    Dy policët e dyshuar për marrje të ryshfetit në vendkalimin kufitarë me Kosovën u pezulluan nga puna. Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së njoftoi se do të dorëzojë kallëzim penal kundër policëve si dhe do të iniciojë procedurë disiplinore. Aksioni i MPB-së dhe i organit të akuzës erdhi pas denoncimit që bëri emisioni “Stop” i transmetuar në televizionin Klan në Shqipëri. Denoncimi i ardhur nga një biznesmen ka bërë që pretendimet e tij për ryshfet në pikat kufitare jo vetëm atë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të vërtetohen me prova materiale.

    Në video incizimin e publikuar, të siguruar falë kamerave të fshehura dëshmohen pretendimet e biznesmenit se në pikën kufitare “Bllacë”, policia i kërkon kompanive të transportit publik 20 euro për kokë udhëtari. Personi i cili prezantohet si shefi i vetëm i pikës kufitare quhet Elham Shkreta, i punësuar në pikën kufitare në “Bllacë” dhe i angazhuar në detyrë si shef ndërrimi. Kolegu i tij i cili mban në duar pasaportat dhe vendos çmimin për kokë udhëtari quhet Zylbehar Rakipi. Gjatë bashkëbisedimit, shoferi i furgonit që po transportonte udhëtarë merret vesh me nëpunësin Shkreta që të ndahen 20 euro për kokë udhëtari.

    A na ulë çmimin?
    Ku jeni? Tek ai atje? Sa veta jeni?
    Jemi 6 veta. Kam edhe shoferin e ri me vete.
    Mbylle derën dhe futu brenda.
    Problemi është ky që një ditë më thanë që po merrni nga 30 euro. I thash nuk besoj sepse nga 20 jemi marr vesh neve me ata.
    Vëlla vetëm pak sepse nuk dua shumë të bisedoj. A kanë kartonin e gjelbër si fillim? Ti nuk je për herë të parë këtu. Gjithmonë që vjen dhe shkon edhe ti për një kafshatë goje dhe neve gjithmonë kemi pas tolerancë. Ti e di, ka Zot. Ne të kemi respektuar gjithmonë.
    Më keni toleruar, por prapë unë iu kam dhënë ryshfet.
    Unë po flas për vete sepse e di se çfarë polici kam dhe ne gjithmonë të kemi toleruar. Fjala e tij është e para dhe e fundit.
    Nga 20 euro këtij.
    Sa veta janë?
    8, por këta dy janë shoferë. Pra 6 veta.
    Dhe si do ta rregullosh?
    A i biem shkurt në total. Sa në total?
    120 pra. 120 po, por a po na fal një?
    Jo, jo me të fal jo. Unë nuk do të kisha lëshuar asnjëherë nga 20 por pasi e bëtë 120 u krye.
    Unë do të jem shoferi i ri që do bëj çdo ditë rrugë. Jepi edhe një 20.
    Ta ka bërë minimalisht. Ajde zemër.

    Biznesmeni i cili në këtë rast paraqitet si palë e dëmtuar, shton se në këtë mënyrë punojnë edhe pikat tjera kufitare përfshi edhe atë në Tabanovc, kufiri me Serbinë. Materiale dyshohet të jetë siguruar më herët, ndërsa është publikuar pas përfundimit të aksionit policorë që kanë ndërmarr strukturat e SPAK-ut në Shqipëri dhe IPK-ja në Kosovë duke arrestuar 26 policë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mit marrje dhe kontrabandë. Në Maqedoni të Veriut, Kodi Penal sanksionon marrjen e ryshfetit nga personi zyrtarë me 4 deri në 10 vite burg. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tensione politiko-partiake në Bullgari për shkak të Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    “Mësimdhënësit vitet e fundit janë shndërruar në lypsar duke kërkuar vazhdimisht rritje të pagave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë