Të painformuar për ndihmën falas juridike

    Qytetarët veçanërisht ata shqiptarë janë shumë pak të informuar për ndihmën juridike falas që jep Ministria e Drejtësisë. Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë dhe avancojë të drejtën e personave fizikë për qasje në drejtësi dhe mbrojtje të drejtë gjyqësore.

    Ligji për ndihmë juridike pa pagesë, është inkuadruar në agjendën e Qeverisë së RMV-së në vitin 2009 si strategji për ndryshime në sistemin e gjyqësorit dhe ndryshimeve në legjislacion. Por ky ligj gjatë këtyre 13 viteve, ka pësuar disa herë ndryshime në disa pika.

    Ministria e Drejtësisë informon përmes gazetës Koha se qëllimi i këtij ligji është të mundësojë dhe avancojë të drejtën e personave fizikë për qasje në drejtësi dhe mbrojtje të drejtë gjyqësore. E pyetur nga gazeta KOHA se a ka nevojë për ndryshime të tjera ligjore, nga kjo ministri thanë se ka nevojë për më shumë ndryshime ligjore. Para së gjithash, pyetjet që lidhen me ekspertizën.

    “Po, ka nevojë për më shumë ndryshime ligjore. Domethënë neni 13 paragrafi pesë alineja tre i LGNJ-së parasheh që certifikata e miratimit të SPP-së e liron shfrytëzuesin nga shpenzimet e dëshmisë së ekspertit, me ç’rast dëshmia e ekspertit jepet përmes Byrosë së Ekspertizës Mjeko-Ligjore në pajtim me Ligjin për Ekspertizën, duke pasur parasysh se Byroja e Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ekziston më. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për ekspertizën, krijohet një byro vlerësimi”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

    Nga atje thonë se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të ekspertëve krijohet një byro vlerësimi, ndaj nuk dihet se kush do ta japë ekspertizën në procedurat për PPP të miratuara, sepse byroja e vlerësimit vepron në bazë të dispozitave të ligjit të vlerësimit.

    Nga ana tjetër juristi dhe profesori universitar Bashkim Selmani i pyetur nga gazeta KOHA në lidhje me të drejtën e qytetarëve për ndihmat falas, ai tha se është më mirë të punojnë institucionet me korrektësi dhe drejtësi se sa t’u jepet ndihma falas, për arsye se pjesa dërmuese e qytetarëve i shlyejnë detyrimet e veta, mirëpo pengohen dhe kufizohen shumë të drejta për shkaqe të mosfunksionimit të drejtë të institucioneve publike.

    “E drejta për ndihmat juridike falas i takon secilit qytetarë sidomos për sistemin gjyqësor demokratik, për kategoritë sociale të cilët nuk kanë mundësi ekonomike, është parim kushtetues që shteti t’u del në ndihmë. Të gjithë qytetarët që kanë të drejta që janë të garantuar në bazë të drejtave të njeriut dhe ato të drejta që nuk mundësi të realizohen si pengesë e të drejtave financiare shteti ka për detyrim që të dal në mbështetje, por kjo vlen për disa kategori të caktuara të cilët kanë statuse të ndryshme individuale”, tha Selmani.

    Ai shtoi se tek ne nuk është problemi i ndihmave juridike falas, për arsye se pjesa dërmuese e qytetarëve i shlyejnë detyrimet e veta, por aty ku institucioni duhet të funksionoj krijojnë shumë pengesa dhe padrejtësi dhe kjo është problemi bazë.

    Ndër të tjera, kushti i cili duhet të përmbushet nga kërkuesi i ndihmës juridike falas, është se nëse kërkuesi i ndihmës jeton vetë, të ardhurat e tij mujore të mos jenë më të mëdha se rroga e përcaktuar minimale, nëse jeton në familje të ardhurat totale të mos jenë më të mëdha se rroga minimale për secilin anëtar individualisht.

    Ndërkaq ndihma juridike falas mund të ofrohet si ndihmë juridike parësore dhe ndihmë juridike dytësore. Ndihma primare juridike ofrohet nga zyrtari i autorizuar i Ministrisë, shoqata e autorizuar dhe klinikat juridike, Ndihma juridike dytësore ofrohet ekskluzivisht nga avokatë të regjistruar në Regjistrin e avokatëve për ofrimin e ndihmës juridike dytësore në proceset gjyqësore dhe para autoriteteve administrative.

    Lajmi Paraprak

    A u dorëzua OSBE para Rusisë?!

    Lajmi i rradhës

    BORXHI PUBLIK RRITET | Alarm për shtrëngim të rripit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë