TRAGJEDI / Nga plagët e rënda që i shkaktoi qeni, vdes fëmija tetë vjeçar në Shkup

    Foto arkiv

    Një fëmijë tetë vjeçar nga “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar.

    Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.

    “Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili edhe përkundur intervenimit të mjekëve u është nënshtruar plagëve. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

    Lajmi Paraprak

    BDI nuk e mbështet ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Faton Ahmeti: Ali Ahmeti nuk është i kapur nga Artan Grubi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë