USHQEHEMI NGA JASHTË! | RMV nuk ka industri të mjaftueshme ushqimore

    Në shtatë vitet e kaluara po rritet edhe importi, por edhe eksporti i industrisë ushqimore në vend së bashku me prodhimet e ndryshme bujqësore ku si vlerë dominon duhani.

    Në vitin 2015 kemi pasur një eksport të ushqimeve prej 305 milion euro që së bashku me eksportin e duhanit dhe pijeve ka arritur në 449 milionë euro. Nga ana tjetër kemi pasur import prej 551 milionë euro të ushqimeve që së bashku me eksportin e 66 milionë euro të duhanit dhe pijeve arrin në 617 milionë euro. Apo me fjalë të tjera kemi një dallim midis eksportit dhe importit të ushqimit dhe duhanit prej 168 milionë euro në vitin 2015.

    Me kalimin e kohës, apo shtatë apo shtatë vite më vonë kemi një eksport të vlefshëm 450 milionë euro të ushqimeve që së bashku me eksportin e duhanit dhe pijeve prej 204 milionë euro sjell një eksport prej 654 milionë euro të këtij sektori në vitin e kaluar. Njëherësh në vitin 2022 kemi një import të ushqimeve të vlefshëm 894 milionë euro që së bashku me importin prej 110 milionë euro të duhanit dhe pijeve çojnë në mbi një miliardë importin e ushqimeve, duhanit dhe pijeve. Apo thënë ndryshe kemi një minus prej afër 350 milionë euro në këmbimin tregtar të ushqimeve, duhanit dhe pijeve.

    Pra , dallimi i eksportit dhe importit të ushqimeve dhe prodhimeve bujqësore është dyfishuar në vitin 2022, në krahasim me vitin 2015. Apo me fjalë të tjera në periudhën 2015-2022 kemi një dyfishim të minusit në këmbimin tregtar të ushqimeve, duhanit dhe pijeve nga 168 në 350 milionë euro.

    Në ndërkohë, parcelat e vogla dhe të shpërndara, mos organizimi i bujqve, mungesa e cilësisë konstante apo standardeve në prodhimtari, grumbullimi lirë i prodhimeve bujqësore dhe shitja shtrenjtë e tyre në treg, rendimentet e ulëta dhe fitimi i ulët, mungesa e fuqisë punëtore… Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të bujqësisë vendore që me vite ngadalë po gjejnë zgjidhje.

    Zgjidhje të këtij problem pritet të ofrojë Programin nacional për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural për periudhën 2023-2027. Ai synon që në pesë vitet e ardhshme të sigurojë pavarësi dhe mbulim të tërësishëm të nevojave për ushqim nga prodhimtaria vendore, të rrisë konkurrencën e sektorit bujqësor dhe ushqimor. Njëherësh ndër qëllimet strategjike janë edhe sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm të mjediseve rurale dhe tërheqja e fermerëve të rinj, duke lehtësuar zhvillimin e bizneseve në fshatra. Gjithashtu h ai ka për qëllim rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë në bujqësi, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimore, dhe krijimin e bujqësisë moderne dhe konkurruese me produkte me vlerë më të madhe të shtuar.

    Të dhënat tregojnë se jemi të varur nga importi për produkte të caktuara, por ato janë produktet ushqimore bazë, si gruri (mielli), vaji i gatimit, mishi (pule dhe viçi), qumështi, etj. Zbrazja e fshatrave vlerësohet si shkaku kryesor i uljes së prodhimtarisë bujqësore në vend në vitet e kaluara.

    Nga Federata e Fermerëve vlerësojnë se për sa i përket ushqimit, vendi po bëhet i varur nga importi, gjë që shqetëson veçanërisht në aspektin e krizës ekonomike, energjetike.

    Në të njëjtën kohë, në vendin tonë kemi një paradoks ku produktet ushqimore po shtrenjtohen, ndërsa produktet bujqësore parësore janë me çmime të ulëta blerjeje, pavarësisht se edhe këtu çmimet e materialeve që llogariten si hyrëse në prodhim po rriten, si nafta , preparatet mbrojtëse, plehrat, përderisa edhe fuqia punëtore sezonale ose mungon ose është shumë e shtrenjtë, thonë nga Federata e Fermerëve.

    Lëvizje të tilla në bujqësi, ku çmimet e produkteve të grumbulluara janë shumë të ulëta në raport me çmimet e prodhimit, kanë një efekt demotivues tek fermerët e vegjël të cilët spontanisht fillojnë të reduktojnë sipërfaqet e tyre dhe të largohen nga zonat rurale, thonë nga Federata e Fermerëve.

    Nga kjo organizatë theksojnë se vite me radhë theksojnë se duhet të zhvillohen kapacitetet përpunuese që të mund të rritet blerja e produkteve vendore me të cilat duhet të prodhohet përpunimet vendore të perimeve dhe frutave. Një hap i tillë do të nxisë dhe inkurajojë bujqësinë vendore.

    Gjithashtu vlerësojnë se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet përmirësimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës bujqësore në fushën e rrugëve, vaditjes dhe ballafaqimit me ndryshimet klimatike, si dhe respektimit të prodhimtarisë së kontraktuar, që duhet të funksionojë sipas Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tetë mijë të diplomuar në Maqedoni presin një vend pune!

    Lajmi i rradhës

    “Shqipja” shqetëson partitë maqedonase!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë