Vala e të nxehtit në Maqedoni do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme

    Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një valë të të nxehtit edhe gjatë javës së ardhshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

    Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë, e herë pas here mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta.

    Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë prej 10.

    Lajmi Paraprak

    SPB Tetovë: Janë sanksionuar 14 drejtues të skuterëve elektrikë

    Lajmi i rradhës

    I zhvendosuri serb që iu dogj shtëpia, nuk heq dorë nga kthimi në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë