Valon Syla: Jam sulmuar nga tre islamikë fanatikë

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

    Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të martën në ora 22:29, në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë.

    “Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të panjohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.

    Më tej bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.

    Ndërkaq, vet gazetari Syla mbrëmë ka deklaruar se është “sulmuar nga tre islamikë fanatikë”.

    Ndryshe, për sulmin ndaj Sylës kanë reaguar liderë shtetërorë, pastaj nga partitë politik e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. 

    Lajmi Paraprak

    Faton Ahmeti: Ali Ahmeti nuk është i kapur nga Artan Grubi

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Punëtorët në ndërtimet e korridoreve do të paguhen për punën shtesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë