Urim Hasipi
Të flasësh për Tetovën do të duhet të kesh bërë diçka për këtë qytet dhe rrethinën e Tetovës. O kokëtrashë. Nëse s’ke bërë asgjë për Tetovën nuk ke të drejtë të gjykosh mentalitetin tonë. Mirë apo keq, Tetova është truri i lëvizjeve kombëtare. Ani pse na keni kthyer shpinën, u njohim mirë, ua dijmë qëllimet dhe e dijmë kush sa e do dhe ka bërë për Tetovën.
Falja nuk të amniston, sepse nuk je axhami. Nuk mundet askush të vendos për prioritetet e Tetovës e mos me qenë i Tetovës. Nuk keni folur në afekt as atëherë, as sot. Axhami nuk je. Si dini të flisni për politikanët e me thurr lavde…!
Nuk di më ndryshe si me ua thënë o njerëz. Kur na është dhimbsur Kosova e kemi treguar veten, e kështu duhet me qenë logjika për reciprocitet.
Nuk do të shesim bakllava e as basma në Prizen. Po, ideja është që të shkurtohet ardhja nga Tetova për në Prizren. Shkurtohet udha e me ardhë atje me lënë pare. Edhe Kosova nuk shet asgjë në Shqipëri, por rruga është shkurtuar dhe miliona euro kosovarët harxhojnë në Shqipëri. Mjafton veç qëndrimi me qenë kundër kësaj rruge nënkupton gjithçka.
Prej Tetove deri në Kosovë sipas kokëtrashëve është shkuarje fillimisht deri në Shkup e pastaj me hy në Kosovë, kurse largësia ndërmjet Kosovës dhe Tetovës në vijë ajrore nuk është më shumë se 1 kilometër.
Nuk na ndan një detë i tërë, por vetëm një mal. Fatkeqësisht na ndan edhe ky mentalitet që e dëgjuam sot. Fatmirësisht nuk pyeten analistat që thurrin lavde për politikanët apo sipas gjuhës më të re në botë (politikaj)
*Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.