“Vdekje fashizmit – Liri popullit” | Apasievi viziton varrin e Enver Hoxhës në Tiranë

    Delegacioni i partisë Levica i udhëhequr nga kryetari i saj, Dimitar Apasievi dhe anëtarët e Kryesisë së Levicës, Rexhep Ismail dhe Gorast Muratovski, vizituan varrin ku prehet diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, në varrezat e Sharrës në Tiranë.

    “Ishte një nga figurat më domethënëse të shekullit të kaluar dhe burrë shteti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.”- thuhet në kumtesën e Levicës.

    Nga Lievica thonë se si atëherë, ashtu është edhe tani, bashkëpunimi ndërmjet popujve të lirë të Ballkanit është i mundur vetëm ndërmjet partive politike të majta, në kushtet e shoqërive njëkohësisht në zhvillim të barabarta brenda rajonit dhe të lira nga ndikimi imperialist.

    “Mundësitë e reja gjeopolitike, tregojnë një kohë ndryshimesh të mëdha dhe çlirimin e popujve të Ballkanit nga shërbimi regresiv i interesave të huaja – Republikë e Maqedonisë sovrane dhe unitare e do të jetë një shembull që mund të ndiqet nga pjesa tjetër e vendeve të rajoni. Vdekje Fashizmit – Liri Popullit!”- përfundon kumtesa e Levicës.

    Lajmi Paraprak

    ÇMIMET E USHQIMEVE | Bota ul çmimet, ne i ngrimë!

    Lajmi i rradhës

    66-vjeçari tentoi të bëhej drejtor në Kërçovë me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë