Veliçkovska nga USAID: Në rrjetet sociale konsumohet informacion i pafiltruar

    Dezinfomatat shpërndahen shpejtë dhe kanë efekt më të madh sesa përgënjeshtrimi i tyre

    Natasha Buleska nga USAID në Klan Debat duke folur për temën e “shkrim – leximit mediatik”, ka analizuar fenomenin e shpërndarjes së dezinformatave dhe përpjekjet për t’i përgënjeshtruar ato. Sipas Buleskës, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse lexojnë diçka shokuese në rrjet, të kontrollojnë emocionet e të mos e besojnë menjëherë, përcjell Nistori.

    Duhet të kontrollohen faktet dhe të bëhet dallimi mes fakteve dhe mendimeve personale të autorit, thotë Buleska. Shpërndarja e një dezinformate, fatkeqësisht sipas Buleskës, arrin efekt më të madh sesa përgenjeshtrimi i të njejtës. Kjo sepse dezinformata arrin më shpejt tek opinioni dhe çdo informacion që arrin i pari, bën efekt më të madh tek lexuesi apo ndjekësi.

    “Ne mundohemi të mos e përdorim termin ‘lajme të rreme’ sepse mendojmë se çdo gjë është lajm. Edhe ajo që do të arrijë tek njerëzit, fatkeqësisht e para do të arrijë dezinformata sesa përgenjshtrimi…Dezinformatat më shpesh janë të paketuara që të arrijnë tek emocionet tona, të na shokojnë, të na befasojnë”, thotë Buleska.

    Institucionet të përkrahin nismat për shkrim-lexim mediatik

    Vesna Nikodinovska nga “Rrjeti për shkrim-lexim mediatik” ka ftuar që sa më shumë institucione shtetërore t’i bashkohen nismës së tyre dhe organizatave tjera në fushën e treajnimit dhe ngritjes së vetëdijes qytetare për shkrim dhe lexim mediatik. Organizata e tyre, sipas saj, aktivisht organizon fushata e trajnime të ndryshme për ta shpërndarë porosinë tek qytetarët se shkrim-leximi mediatik është shumë i rëndësishëm për shoqërinë.

    “Jetojmë në një sistem informacioni dhe komunikimi që kërkon nga të gjithë ne që t’i përshtatemi edhe atë në bazë ditore.

    Në rrjetet sociale konsumohet informacion i pafiltruar

    Biljana Veliçkovska nga USAID, në emisionin Klan Debat përballë gazetares Biljana Georgievska ka shprehur nevojën për trajnim të popullatës për tu përballuar me informacionet që vijnë sidomos nga rrjetet sociale. Sipas saj edhen rrjetet sociale janë modele biznesi, që kanë një qëllime të caktuara.

    “Me ardhjen e rrjeteve sociale, çdokush mund të bëhet burim informacioni. Problemi është se konsumi në rrjete sociale është i pafiltruar, prandaj duhet trajnime për njohje të informacioneve të pasakta dhe të gabuara”, tha mes tjerash Biljana Veliçkovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    VMRO e vetme, pa shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Raporti i MPB-së për Onishçenkon është gati, do t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë