VETINTEGRIM APO VETIZOLIM! Ngushtohen afatet për ndryshimet kushtetuese

    Seanca plenare e Parlamentit për ndryshimet kushtetuese është caktuar për 18 gusht. Debati, në pajtim me Rregulloren, mund të zgjat 10 ditë pune, por votimi nuk duhet të mbahet para përfundimit të listës së deputetëve që janë paraqitur për fjalë. Që të votohen ndryshimet, Parlamenti duhet ta ketë shumicën e nevojshme.

    Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, nuk ka afat të përfundimtar për votimin e propozimit, por afati i fundit për përfundimin e procedurës për miratimin e ndryshimeve është nëntori. “Deri në 10 ditë, nuk do të thotë që të zgjasë 10 ditë. Mund të zgjasë 1 minutë, nuk ka të paraqitur për fjalë, në një minutë mbyll diskutimin, në aspektin procedural”, tha Xhaferi.

    Xhaferi tha se në rend të ditës është vetëm një pikë, votimi i nevojës për ndryshimet kushtetuese dhe se do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pika tjera në rendin e ditës. “Duhet të hapet seanca, të propozohet rendi i ditës, ndërsa seanca tashmë është thirrur dhe ka një pikë të vetme në rendin e ditës. Në mënyrë procedurale duhet të pyes nëse ka propozime për ndryshim dhe plotësim të rendit të ditës, por në parim për seanca të këtilla nuk plotësohet dhe do të ishte e pakuptimtë nëse shtohen pikat tjera të rendit të ditës”, shtoi Xhaferi.

    Presidenti, Stevo Pendarovski, nuk beson se votimi i ndryshimeve kushtetuese do të jetë në gusht, por thotë se afati i fundit për votim është 30 nëntori, kur përfundon skriningu. Sipas tij, nëse deri në atë moment nuk e ndryshojmë Kushtetutën, në fuqi hynë bllokimi i proceseve integruese. “Vlerësimi im është se ose do të bëhet përpjekje serioze që të sigurohet shumicë prej dy të tretave ose nuk ka pse të fokusohemi në votim të shpejtë, kur në këtë moment është qartë se nuk ka shumicë prej dy të tretash në Kuvend”, deklaroi Pendarovski.

    Politologu Viktor Jakimovski, për gazetën KOHA, ka deklaruar se për momentin siç janë gjërat, ka gjasa që të mos merren vesh për ndryshimet kushtetuese, por nga përvojat e kaluara nuk duhet ta përjashtojmë plotësisht mundësinë.  “Qeveria për momentin nuk mund të sigurojë 80 deputetë pa marrëveshje me opozitën dhe mendoj se hyrja në një proces, siç ishte ai i ndryshimit të emrit kushtetues pa marrëveshje paraprake, do t’i hedhë një njollë të madhe demokracisë dhe partive më të mëdha politike të përfshira në proces e cila vetëm se do të kontribuojë në rritjen e apatisë politike te qytetarët dhe do të kontribuojë në forcimin eventual të subjekteve të caktuara radikale”, shprehet Jakimovski, politikolog.

    Ai tha se nëse dështojnë ndryshimet kushtetuese, beson se do të jetë e pashmangshme procesi i shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare për formimin e një përbërje të re parlamentare që mund të hyjë në një përpjekje të mundshme për ndryshime kushtetuese. “Në fakt, deklarata të ngjashme kanë bërë edhe zyrtarë të caktuar të VMRO-DPMNE-së, të cilët në mes rreshtave kanë thënë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të mundshme në këtë përbërje parlamentare. Mendoj se çfarëdo që të vendoset do të dihet më së voni deri në mesin e shtatorit”, mnënvizoi në fund Jakimovski, politikolog.

    Opozita mbetet në qëndrimin se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë. Propozimi për ndryshimet kushtetuese të martën e kaloi filtrin e parë kuvendor në Komisionin për ndryshime kushtetuese, ku deputetët e opozitës votuan “kundër”. Ata kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese.

    Kryeministri, Dimitar Kovaçvski, tha se për herë të parë vetoja për Maqedoninë e Veriut nuk vjen nga jashtë, por mund të vijë nga brenda, nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit, por historikisht kanë dëshmuar se janë kundër. “Kjo i hedh poshtë gënjeshtrat se populli maqedonas do të bullgarizohet, përveç disa botëve rusë të paguar dhe politikanëve e analistëve të paguar, të cilët duhet ta thonë këtë për hir të mjeteve financiare, por nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”, u shpreha ai.

    Sipas Kovaçevskit, kësaj radhe nuk duhet të kemi frikë nga vetoja nga jashtë, sepse vetoja mund të vijë nga brenda vendit tonë”, nënvizoi Kovaçevski.

    Të hënën në Parlament do të mbahet koordinimi i rregullt, ku do të bisedohet për punët organizative për periudhën pas pushimeve, duke marrë parasysh se nga 1 gushti formalisht deputetët janë në pushim, pa marrë parasysh se më datën 18 do të kenë obligim të vijnë në seancë. Sipas paralajmërimeve, të kryeparlamentarit, me siguri do të përcaktohet datë për takim në nivel të koordinatorëve para fillimit të seancës për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht.

    Ndryshe, koalicioni qeveritar bashkë me të gjithë deputet shqiptar në Parlament të cilët kanë deklaruar se do të votojnë ndryshimet kushtetuese përbëjnë një numër prej 74 deputetësh. Pushteti dueht të siguroj më së paku edhe gjashtë vota për të kaluar ndryshimet kushtetuese në Parlament. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Harxhimet më të mëdha se paga mesatare

    Lajmi i rradhës

    Ujësjellësi dhe rruga në Pallçisht drejt realizimit

    Lajme tjera

    Si po e ndryshon botën lufta në Ukrainë

    George Friedman Lufta në Ukrainë është sigurisht një tragjedi humanitare, por nuk është kjo arsyeja pse ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Tek e fundit, aktualisht ka krizë humanitare në Jemen,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë