Kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Ramadani Halimi nëpërmjet Facebook-ut ka reaguar ashpër për vjedhjen e pompës së ujit në fshatin Mojancë të Haraçinës. Halimi thotë se është vjedhur edhe pompa e vetme e ujit nga pusi numër 2, pas vjedhjes se parë një muaji ku te grabitura mbetën 2 pompa të ujit. Ajo kërkon nga organet kompetente që rasti të qartësohet sa më shpejtë, përcjell Nistori.
“Së fundmi disa persona kanë bërë dëm të pa imagjinueshëm dhe shumë pa paramenduar të cilët në fshatin Mojancë në vendin ku është realizuar projekti për furnizim me ujë është vjedhur edhe pompa e vetme e ujit nga pusi numër 2, pas vjedhjes se parë një muaji ku të grabitura mbetën 2 pompa të ujit. Autorët e këtyre veprimeve për një shumë të volitshme, në radhë të pare iu kanë bërë dëm të madh dhe të pazakonshëm qytetarëve, familjeve, shoqërisë dhe komunës në tërësi dhe po ashtu edhe vetes së tyre”, ka shkruar Halimi.
Ajo ndër të tjera iu drejtua vjedhësve të panjohur se janë turpi i Haraçinës dhe po ashtu iu bëri apel të gjithëve që të vetëdijësohen dhe të kontribuojnë për zhvillim dhe përmirësim të kushteve shoqërore e jo të shkatërrojnë shoqërinë dhe gjeneratat e ardhshme me akte të këtilla vandale. /Nistori/