Në komunat me shumicë shqiptare mungojnë investimet që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve (Tabela)

    Ish-deputeti dhe tashmë profesor universitar, Izet Zeqiri nëpërmjet një grafikoni të paraqitur ka sqaruar se cilat komuna kanë investuar më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre. Komunat përmes investimeve kapitale bëhen aktor shumë të rëndësishëm në përcaktimin e kahjes së zhvillimit në nivelin lokal, përcjell Nistori.

    Sipas analizës së Zeqirit, komuna që ka realizuar më shumë investime kapitale është komuna Qendër me 87,4 milionë euro, Karposhi me 33 milionë euro, Manastiri me 33.34 milionë euro, Strumica me 29,32 milionë euro, Ohri me 27 milionë euro, Aerodromi me 25.47 milionë euro, Kumanova me 23,85 milionë euro, Çairi 23,51 milionë euro, Tetova me 20.08 milionë euro, Gostivari me 15.83 milionë euro.

    “Komunat e RMV si njësia bazë e vetëqeverisjes lokale përmes investimeve kapitale ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.Komunat përmes investimeve kapitale bëhen aktor shumë të rëndësishëm në përcaktimin e kahjes së zhvillimit në nivelin lokal. Rëndësia e projekteve kapitale në nivel lokal mundëson zhvillimin ekonomik dhe social.
    Decentralizimi nuk duhet nënkuptuar vetëm zhvendosje të kompetencave për kryerje të shërbimeve komunale për qytetar por edhe decentralizim të obligimit dhe së drejtës që kanë kryetarët e komunave për zhvilluar komunën përmes Investimet kapitale.Analiza e strukturës së shpenzimeve kapitale përfshinë shpenzimet për objektet e tjera të ndërtimit, kjo kategori përfshin shpenzimet kapitale për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve; ndërtimin dhe furnizimin me ujë dhe kapacitetet tjera.Analizuar realizimin e gjithsej shpenzimeve kapitale prej vitit 2011 deri ne fund të vitit 2019 do të shohim se disa komunat kanë qenë më efikase në realizimin e investimeve kapitale dhe kanë investuar më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre.
    Komuna që ka realizuar më shumë investime kapitale është komuna Qendër me 87,4 milion euro, Karposhi me 33 milion euro, Manastiri me 33.34 milion euro, Strumica me 29,32 milion euro, Ohri me 27 milion euro,, Aerodromi me 25.47 milion euro, Kumanova me 23,85 milion euro, Çairi 23,51 milion euro, Tetova me 20.08 milion euro, Gostivari me 15.83 milion euro etj.
    /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vidhen sërish pompat e ujit në fshatin Mojancë! Halimi: Ju jeni turpi Haraçinës

    Lajmi i rradhës

    Si të pastroni shtëpinë tuaj me llumin e kafes dhe mbetje të tjera nga kuzhina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë