VMRO-DPMNE: Kthimi i interpelancës për Xhaferin, i pabazë

    VMRO-DPMNE i është përgjigjur njoftimit të Kuvendit për kthimin e interpelancës për punën krye-parlamentarit Talat Xhaferi. Sipas opozitës maqedonase kthimi mbrapsht i interpelancës së ngritur është i pabazë dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Opozita e ngriti interpelancën kundër kreut të Kuvendit për shkak të fjalimit të tij në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian, kohë më parë.

    „Interpelanca dhe forma e saj janë të vetmet ndaj të cilave nuk zbatohen përcaktimet që kanë të bëjnë me propozim ligjet, ashtu siç është theksuar në kërkesën, përkatësisht nuk thirret në nenin 136 të Rregullores. Neni 136 ka të bëjë me parashtrimin e propozim ligjeve, ndërsa interpelanca dhe forma e saj nuk janë propozim ligj”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    RMV dhe Shqipëria të përfshira në projektin francez për mbrojtjen dhe vlerësimin e bërthamave të vjetra urbane

    Lajmi i rradhës

    Ligji për marrëdhënie pune shkon në lexim të dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë